RCCOLA

Thaçi po na i lë “këmbët e arushës”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Partitë opozitare po ja kanë dronë rritjes artificiale të pagave. Jo se nuk kanë nevojë për rritje, por thonë se mundësitë e realizimit të saj janë minore. Sipas përfaqësuesve të opozitës, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, po e merr këtë vendim në prag të zgjedhjeve pa buxhet të mjaftueshëm për ta përmbushur premtimin e dhënë.

Ata po frikësohen se pas zgjedhjeve cilado parti që do të vijë në pushtet nuk do të mund ta zbatojë këtë vendim pa shkurtim të buxhetit në kategoritë tjera, sidomos në ato të shpenzimeve kapitale.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës thonë me fjalë popullore “Thaçi do t’ia lë dikujt këmbët e arushës në dorë”. Derisa, në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe lëvizjen “Vetëvendosje” thonë se rritja e pagave po bëhet për blerje të votave.

RCCOLA

Por, sipas tyre rritja prej 20 për qind është e pa mundur, pasi siç thonë ata qeveria nuk i ka këto para. Ndërkaq, njohës të ekonomisë tregojnë se për të rritur pagat për 20 për qind, sipas tyre, qeverisë i nevojiten afro 100 milionë euro, të cilat qeveria nuk i ka.

Haki Shatri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se vendimi për rritje të pagave është dashur të merret nga fillimi i këtij viti dhe jo të shtyhet deri në muajin prill.

Ai thotë se rritja është paraparë dhe në buxhet nga janari, por shtyrjen sipas tij e ka bëre kryeministri për çështje të fushatës politike.“Ky vendim është vendim që i kalon kufijtë e këtij mandati. Po ashtu vendimi është dashur të merret në janar të këtij viti, por është shtyrë për tre muaj. Me këto mjete ky i ka në dispozicion 9 muaj e jo 12”, thekson Shatri…(Tribuna).