Thaçi pas takimit me Kurtin: Pres t’i drejtohem Kuvendit për të raportuar për takimin në Uashington

Presidenti i vendit Hashim Thaçin pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka folur para medieve në lidhje me atë që ka diskutuar gjatë këtij takimi 2-orësh.
Thaçi tha se gjatë ditëve në vijim , pret të bëj një kërkesë që tu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për të raportuar për takimin që pati në Uashington.
Ai tha se ky takim ishte i një rëndësie të veçantë dhe historike që mund t’i paraprijë një marrëveshjeje finale me Serbinë.
“Unë pres që në ditët e ardhshme të bëj kërkesën që t’i drejtohem Kuvendit të Kosovës, për takimin në Uashington, i cili ka qenë një takim i një rëndësie të veçantë dhe historike, që mund t’i prij arritjes së një marrëveshje me Serbinë”, u shpreh presidenti.
Thaçi tha se bashkë me Kurtin kanë konstatuar se puna e përbashkët e institucioneve mund ta çojë vendin përpara.
“Ishte konstatim i përbashkët se një punë e përbashkët e bartësve të institucioneve dhe liderëve politik të pozitës e opozitës, mund të çojnë vendin përpara. Mendoj se ka hapësirë të mjaftueshme, se ka gjëra që më shumë na ofrojnë sesa që na ndajnë për të çuar vendin në NATO dhe Bashkim Evropian, dhe për të ruajtur përjetësisht miqësinë me SHBA-të“, tha Thaçi. /Telegrafi/