Mobi Casa

Thaçi: Nuk guxoj ta lë pushtetin në duar të gabuara

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se ka konkurruar edhe njëherë për kryeministër, jo për qëllime të egos së të qënurit kryeministër, por për shkak të zhvillimeve tjera që i duhen shtetit të Kosovës.

Thaçi: E përsëris, jemi shtet sovran, vendimin e fundit për Tribunal e merr Kosova!

E plotësuar: Kryeministri Thaçi, në emisionin Zona B, mundohej t’i shmangej pyetjes për themelimin e Tribunalit për krimet e UÇK-së.
Ai mohon se ka takuar prokurorin amerikan Clint Williamson, i cili po heton akuzat e publikuara nga ish-senatori zviceran Dick Marty. Ndërsa, pohimet e Martyt i ka cilësuar si “fantastikë shkencore”!

“Qeveria e Kosovës nuk ka çfarë të fsheh. I kemi dhënë mbështetje investigimit të Williamsonit. Udhëhiqemi në drejtësi nga ndërkombëtarët, institucionet tona të drejtësisë janë funksionale, Kosova nuk duhet të bëjë përjashtim nga vendet tjera të rajonit. Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë. Ne ishim viktimë. Kosova i ka institucionet e veta të drejtësisë, pastaj të gjitha organizatat ndërkombëtare janë në Kosovë”, thotë Thaçi.

Eco Higjiena

Nazistët janë dënuar në Gjermani. I pyetur se si nuk ka qëndrim ndaj ofendimit që i bëhet Kosovës që të ndërtohet një Tribunal jashtë Kosove e jo në Prishtinë, Thaçi thotë: “Ne jemi shtet sovran, vendimin e fundit e marrim ne institucionet e Kosovës”.

Në pyetjen nëse Kuvendi do të votojë për këtë Tribunal, Thaçi përsërit disa herë që “jemi shtet sovran”, ndërsa shton se “nuk beson se do të merret ndonjë vendim që i bën dëm Kosovës”. /Telegrafi/

—————————————————-
“Mandati i tretë, pas rrumbullakimit të shtetndërtimit, do të jetë një mandat i vazhdimit të zhvillimit ekonomik, por edhe për vazhdimin e punës për integrimin e Kosovës, në NATO dhe në Kombet e Bashkuara. Unë kënaqësinë e të qënurit kryeministër ka kohë që e kam kaluar”, ka thënë Kryeministri Thaçi në emisionin Zona e Debatit, në Klan Kosova.

Thaçi ndër të tjera ka potencuar se ai nuk guxon që pushtetin t’ua lë në dorë njerëzve të gabuar, ndërsa ka potencuar se nuk i ikë përgjegjësisë dhe se do të vazhdojë t’i shërbejë popullit dhe qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/