FITORJA

Thaçi nga Berlini kërkon qeveri me bazë të gjerë

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Hashim Thaçi, ka deklaruar se shteti gjerman e vlerëson punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, konferencën e organizuar nga BE-ja dhe Gjermania e ka konsideruar të një rëndësie tejet të veçantë.

Në një intervistë për RTK-në, Thaçi tha se konferenca ka treguar rritje të interesimit të Gjermanisë për Kosovën dhe rajonin në përgjithësi.

Ai po ashtu ka përmendur ndërtimin e autostradës Prishtinë- Nish si projekt të rëndësishëm për gjithë rajonin.

“Mund të them lirisht se ndërtimi i autostradës prej kufirit të Shqipërisë deri përtej Prishtinës mbetet synim për të vazhduar me një projekt të përbashkët me investimet apo financimin e Komisionit Evropian, nga Prishtina në drejtim të Nishi-it, që është një projekt i përbashkët i Kosovës dhe Serbisë, që është në interesin edhe të gjithë rajonit. Dhe do të vazhdojmë, me projektin tashmë që ka nisur, ndërtimi i autostradës në drejtim të Shkupit” , tha ai.

Ndryshe, kancelaria Angela Merkel gjatë konferencën ka numëruar, çështjen e emrit të Maqedonisë, formimi i qeverisë, pas zgjedhjeve në Bosnje dhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi, si tri tema për të cilat ajo pret angazhimin e vendeve të Ballkanit.

Kurse, kryeministri në detyrë Hashim Thaci tha se dialogu duhet të vazhdojë derisa pret që ai të përfundoj me një traktat paqeje mes Kosovës e Serbisë.

“Është konkludim i përbashkët që dialogu duhet të vazhdojë, duhet të vazhdojë implementimi i marrëveshjes së arritur me 19 prill të vitit të kaluar pastaj në fazën tjetër për arritjen e marrëveshjes së paqes, mes Kosovës e Serbisë për të vazhduar paralelisht me procesin integrues në NATO dhe Bashkim Evropian”, tha ai.

Thaçi, ka deklaruar se shteti gjerman e vlerëson punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ai ka thënë se Kushtetuesja sipas shtetit gjerman është duke bërë punë të pavarur dhe profesionale, pa u ndikuar politikisht.

Eco Higjiena

Lideri i partisë fituese të zgjedhjeve të 8 qershorit ka thënë se do t’i koordinojnë punët me partitë e tjera politike që bashkërisht të punojnë për formimin e një qeverie me bazë të gjerë.

“Ishte vlerësim i shtetit gjerman se Gjykata Kushtuese po bën punë të pavarur profesionale dhe pa ndikime politike. Ne do t’i koordinojmë punët dhe do të punojmë bashkërisht që të ndërtojmë institucione të qëndrueshme me bazë të gjerë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka bërë me dije se PDK-ja si parti fituese do të punojë me vullnetin dhe frymën mirëkuptuese me spektrin politik.

“PDK-ja si parti fituese do të jetë më gjeneroze dhe vullnet mirë t’i japë vendit institucione me qeverisje të mirë”, është shprehur Thaçi.

Ai ka thënë se më 8 qershor Kosova ka organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike që, sipas tij, kanë qenë shembull edhe për rajonin.

Kryeministri Thaçi ishte i vetmi që u shoqërua nga ministri i financave, kryeministrat e Ballkanit u shoqëruan nga ministrat e fushës së ekonomisë.

Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përveç Shqipërisë përfaqësoi Malin e Zi, Kosovën, Serbinë, Kroacinë e Slloveninë.

Projekti i prezantuar në konferencë, ishte ndërtimi i autostradës që lidh gjithë rajonin e Ballkanit me Bashkimin Evropian apo autostrada që lidh Adriatikun dhe detin Jon. /rtk/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.