Thaçi nën ethet e Speciales, bëhet zëdhënës i Vuqiqit

Analistë politikë, deputetë të opozitës dhe qytetarë kanë reaguar kundër angazhimit të hapur të gazetarit dhe publicistit Baton Haxhiu, i cili së fundmi, në një debat televiziv, është angazhuar për arritjen sa më të shpejtë të marrëveshjes me Serbinë për korrigjimin e kufijve, ide me të cilën po bëjnë fushatë publike pandalshëm Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiqi në Serbi.
“Nëse Hashim Thaçi ka nguti të madhe për kompromise me Serbinë, duke i dhënë asaj territore, ne nuk duhet t’ia japim Serbisë pasuritë më të mëdha e më të çmuara të Kosovës në këmbim të një ulëseje në OKB dhe anëtarësimit në NATO e BE. Ngase në asnjë rrethanë nuk është më e vlefshme një karrige në OKB se pasuritë dhe territori i Kosovës. Këtë duhet t’ia bëjmë të qartë Hashim Thaçit dhe shërbëtorëve të tjerë të Vuçiqit në Kosovë”, thotë analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot”
Analistë politikë, deputetë të opozitës dhe qytetarë kanë reaguar kundër angazhimit të hapur të gazetarit dhe publicistit Baton Haxhiu, i cili së fundmi, në një debat televiziv, është angazhuar për arritjen sa më të shpejtë të marrëveshjes me Serbinë për korrigjimin e kufijve, ide me të cilën po bëjnë fushatë publike pandalshëm Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiqi në Serbi.
Kundërshtarët e kësaj ideje theksojnë se tanimë gazetari Haxhiu po e luan rolin e zëdhënësit të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, nga pozita e agjentit të UDB-së (BIA-s) dhe ish- bashkëpunëtorit të dëshmuar të Milosheviqit, duke deklaruar tani se më mirë është të ketë korrigjime të kufijve sesa t’i jepet autonomi Serbisë, gjë që, sipas tij, ajo shumë shpejt do ta kërkojë e ta fitojë.
Analistët thonë që ditë më parë edhe një institut serioz studimesh e kërkimesh në Lubjanë të Sllovenisë e publikoi se Baton Haxhiu ishte bashkëpunëtor i vërtetë i Milosheviqit. Me këtë,sipas analistëve, akoma më shumë ngjallet frika për kërcënimin e Kosovën me ndarje dhe autonomi për serbët me idetë që mbron dhe promovon edhe bashkëpunëtori i mbetur i Milosheviqit, tani këshilltar i dëmshëm i Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit, si dhe Hashim Thaçit, Batoni Haxhiu. Kjo agjendë, sipas analistëve, paraqet rrezik serioz që të shtyhet përpara, pasi po shihet që është vetëm një qëllim i Hashim Thaçit, për të qenë kaq i përkushtuar, edhe pse i vetëm për t’ia dhënë një pjesë të Kosovës Serbisë, sepse po i trembet Gjykatës Speciale, edhe me çmimin për të dhënë e paguar me territore, pasuri kombëtare e gjithçka tjetër e deri tek implementimi i interesave serboruse, të cilët në kompensim pas marrëveshjes dypalëshe mund ta tërheqin nevojën për Gjykatën Speciale dhe kështu Hashimi shpëton lëkurën e vet. Madje analistët dyshojnë që ai ka marrë garanci të forta nga Serbia se do të amnistohet kështu nga Gjykata Speciale, autore e të cilës ishte vetë Serbia. Edhe përkundër pyetjeve të gazetarit për Baton Haxhiun, ai nuk ka kthyer përgjigje.
ZEQA: PRESIDENTI NË SHËRBIM TË INTERESAVE SERBO-RUSE
Analisti politik Florim Zeqa tha për “Kosova Sot” se duke tentuar të implementojë në plotësi agjendat e presidentit të Serbisë, Hashim Thaçi për më tepër se edhe president i vendit është shndërruar në zëdhënës i Vuçiqit në Kosovë. “Nëse Hashim Thaçi ka nguti të madhe për kompromise me Serbinë, duke i dhënë asaj territore, ne nuk duhet t’ia japim Serbisë pasuritë më të mëdha e më të çmuara të Kosovës në këmbim të një ulëseje në OKB dhe anëtarësimit në NATO e BE. Ngase në asnjë rrethanë nuk është më e vlefshme një karrige në OKB se pasuritë dhe territori i Kosovës. Këtë duhet t’i bëjmë të qartë Hashim Thaçit dhe shërbëtorëve tjerë të Vuçiqit në Kosovë. Personi, i cili e konsideron veten aktor kryesor të politikës së Kosovës nga pavarësia e deri më sot është njëkohësisht përgjegjësi kryesor për korrupsionin, krimin e organizuar, falsifikimin e zgjedhjeve të lira, lidhjet nepotike dhe politizimin e egër të shoqërisë kosovare”, u shpreh ai.”Tani Hashim Thaçi po përpiqet që të sensibilizojë opinionin me kurthin e tij për kinse “të drejtat e shqiptarëve në luginë”, duke u shitur “kuazipatriot” për të fshehur kompromisin e dhimbshëm me Serbinë, të nënshkruar në Bruksel me dorën e tij, e që në fakt është Asociacioni i Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive në veri të vendit”, vlerësoi Zeqa për “Kosova Sot”. “Përkushtimi i presidentit të Kosovës për t’ia dhënë një pjesë të Kosovës Serbisë konsiston me çmimin për të dhënë e paguar me territore, pasuri kombëtare e gjithçka tjetër e deri tek implementimi i interesave serbo-ruse, të cilët në kompensim pas marrëveshjes dypalëshe mund ta tërheqin nevojën për Gjykatën Speciale. Kjo është ajo që Hashim Thaçi, përmes manipulimeve me korrigjimin dhe demarkimin e kufijve, po mundohet ta kalojë me lehtësi para opinionit vendor”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot”.
Agjentët e Serbisë, këshilltarë në Tiranë e në Prishtinë
Deputeti Ali Lajçi, thekson se duke ditur të kaluarën e Baton Haxhiut dhe insistimin e pandashëm të Hashim Thaçit për ta realizuar këtë projekt antishtetëror, VV-ja do të bëjë gjithçka për ta penguar këtë degradim dhe shkatërrim të shtetit, prandaj mënyra e vetme mbetet për shpëtimin e shtetit largimi i shpejtë i këtij koalicioni të tanishëm nga qeveria me zgjedhje të reja dhe konsolidimin e një qeverie tjetër, e cila nuk do të futet në bisedime me Serbinë, derisa ajo nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe vetëm pastaj të krijohen kushtet për bisedime të karakterit teknik mes dy shteteve të barabarta.
Ai thotë se rrezikun që kjo agjendë e dëmshme të shkon përpara e sheh pasi që edhe në Tiranë edhe në Prishtinë këshilltar kryesor në dy institucionet qendrore janë shërbëtorët e UDB-së serbe. “Shikoni ku janë të dyja shtetet, Republika e Kosovës dhe e Shqipërisë, shikoni kush është këshilltari i parë i Edi Ramës, e që është Shkëlzen Maliqi, kurse këshilltari i parë i Hashim Thaçit është Baton Haxhiu. Merreni me mend tani se rrjet i kujt është ky dhe merreni me mend se cilat janë interesat e Serbisë për Kosovën dhe merreni me mend tani këto projekte që po ndodhin dhe kush janë ideatorët dhe çka thotë e çka pret prej kësaj Baton Haxhiu. Unë e pashë edhe një radhitje në agjendën e tij se cilat shtete janë pro dhe kundër dhe që edhe ajo është një fakt i llojit të vet, sepse Amerika nuk ka thënë akoma as pro as kundër, por është në qëndrime të njëjta kundrejt Kosovës, por të qenë më korrekte kanë thënë bëjeni ju marrëveshjen dhe ne e shikojmë atë dhe japim edhe prononcimin”, u shpreh ai. “Prandaj, projektet e Baton Haxhiut kanë dështuar kaherë, që kur ka ra Jugosllavia, kur ka ra edhe Serbia për fatin e mirë dhe mendoj që nuk kanë për të gjetur shprehje asnjëherë. Por, kur është fjala për bashkimin e Preshevës, Medvegjës e të Bujanocit, kjo është shumë e ligjshme dhe ne e përkrahim këtë, por pa shkëmbim dhe pa asnjë cenim të territoreve në cilën do pjesë të Republikës së Kosovës. Kurse çdo tentim për këmbim ose korrigjim, sidomos për realizimin e projekteve të Rusisë, Serbisë dhe aleatëve të të saj së bashku me Baton Haxhiun, sa na përket neve nuk do të kalojnë. E gjithë kjo potere që po bëhet tani po duket pazar pa hanxhiun, sepse lufta po duket është për të ardhur deri të shkatërrimi tjetër, te shkatërrimi që vjen me Asociacionin që e kanë marrë për obligim me e bërë dhe që pjesëmarrës në të është Isa Mustafa dhe shumë kësi lloj bastardësh dhe tani edhe një çështje e tillë duhet të pengohet, sepse është antikushtetuese. Dhe, merreni ju tani me mend që edhe Behgjet Pacolli i jep leje formatit të dytë të Milosheviqit që të vjen në Kosovën tonë, që edhe një herë e përbuzë dhe provokon këtë popull, edhe një herë e provokon dhe thotë se ka qenë një burrë i madh Milosheviqi dhe vetëm kjo duhet të na bëjë të marrim me mend se kush na e përfaqëson shtetin dhe ku jemi ne sot”, vlerësoi Lajçi për “Kosova Sot”.
BASTARDËT TË LARGOHEN NGA PUSHTETI
“Duhet sa më shpejtë që këta bastardë njëherë e përgjithmonë t’i largojmë prej institucioneve, të fillojmë me ndryshimet, ta ndërrojmë politikën edhe me Serbinë plotësisht. Pa e njohur Pavarësinë e Kosovës nuk duhet të vijë në rend dite asnjë ulje në tavolinë për bisedime me Serbinë. Prandaj, fillimisht njohja e pavarësisë dhe vetëm pastaj të shihen rrethanat e reja se çfarë duhet të bëjmë, sepse deri tash janë bërë biseda e negociata politike, por jo teknike, asnjëherë dhe gjithherë me status të zgjedhur të Kosovës bisedohet kundër statusit të Kosovës, prandaj duhet të mbushemi mend dhe ky trend negativ që po zhvillohet tash e 5 vjet duhet të ndërpritet, të ndërpriten këta bastardë dhe të largohen prej Qeverisë”, tha Ali Lajçi për “Kosova Sot”.
BADALLAJ: BATON HAXHIUT PO I ZBULOHET FYTYRA E VËRTETË QË PUNON PËR SHËRBIMIN SEKRET SERB DHE KUNDËR SHTETIT TË KOSOVËS!
Sipas analistit politik Reshat Badallaj, tashmë edhe vetë këlyshi i UDB-së serbe me librezë zyrtare dhe zagari i kryeudbashit serbosllav, Jovica Stanishiqit, e ka pranuar se është spiun dhe argat i tyre pa më të voglin dyshim dhe se paguhet me shuma të majme nga ta.”Ju e dini se publikisht unë kam shkruar se është argat serbian dhe i jemi drejtuar publikisht me shumë pyetje dhe ky kurrë nuk është përgjigjur dhe kurrë nuk ka ngritur padi penale kundër meje. Këtë e them publikisht se nuk është sot kollaj t´i thuash spiun serb pa qenë dhe se ai e ka fuqinë me kriminelët serbë dhe tradhtarët shqipfolës, si soji i Hashimit të Brojës ta bëjë. Pra, kjo do të thotë se nuk ka mundësi ta kundërshtojë këtë argat që është i ndërsyer dhe i paguar nga serbianët për të zezën e Kosovës dhe mjerisht e gjeti një matrapaz dhe halabak si soji i Hashimit me disa të tjerë, si Kadri Topuzin dhe Edvinin Kanabisin”, u shpreh ai.”Kush është Baton Haxhiu të flasë në emër të Kosovës se më mirë është të ketë korrigjim të kufijve se ata kërkojnë autonomi në Kosovë. Ku e di këtë marifet ky langua. Pra, shihet ashiqare se ky është tellall dhe t´i mashtrojë sipas tij shqiptarët dhe të fusë frikë:”Më mirë pranoni këtë se ndodhi ajo tjetra”. Nga kush ka leje dhe mandat ky zagar, nga kush ka mandat të flet në emër të popullit në fund të fundit, çfarë faktori është ky langua”, potencoi Reshat Badallaj. Sipas tij tani më edhe në rrafshin ndërkombëtar atij po i zbulohet fytyra e vërtetë njeriut që punon për shërbimin sekret serb dhe kundër shtetit të Kosovës.”Tashmë edhe shumë institucione tjera në Evropë po ia nxjerrin këmbët që është spiun shumë i rrezikshëm i Kosovës, Baton Haxhiu, dhe ky zgjedh heshtjen se e di se zbulohen shumë spiunllëqe dhe krime”, vlerësoi ai. “Ky qen i regjur ka hise edhe në krimet kundër shqiptarëve, si argat i Slobodan Milosheviqit, sepse shefi i tij i UDB-së, Jovica, ishte krye udbash i kasapit Milosheviq. Dhe, mendoni se ky rastësisht depërtoi aq thellë dhe pa kurrfarë interesi si këshilltar i Kadri Topuzit, Edvin Kanabisit dhe u bë shushunja e shqipfolësit, Hashimit të Brojës, që janë duke mashtruar si gomarin kinse t´ia shpëtojnë lëkuren e tij nga Gjykata Speciale”, tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot”.
Qytetarët: Të bëhet e kundërta e asaj që thotë Batoni !
Edhe qytetarët e anketuar nga gazeta e kanë kundërshtuar ashpër rolin që po e luan tani Baton Haxhiu, duke u bërë avokat i idesë për shkëmbimin e territoreve. Ata theksojnë se duhet të tërhiqet gazetari nga cilësia e zëdhënësit të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, sepse ai njihet edhe si agjent i UDB-së (BIA-s) dhe ishbashkëpunëtor i dëshmuar i Milosheviqit. Qytetari Mumin Murturi tha se, duke pasur parasysh të kaluarën e dyshimtë të Baton Haxhiut dhe familjes së tij, qëndrimet e tij as që duhet të merren parasysh në këtë proces bisedimesh dhe as që duhet të jetë ai në cilësinë e këshillëdhënësit. “Çka do që thotë Baton Haxhiu duhet të bëhet e kundërta. Unë bindjen e kam kështu dhe absolute. Ai edhe nëse thotë tani është ditë duhet të jesh i sigurt që në pikë të natës është duke folur për kinse ditën. E them këtë sepse janë gjenet e tij familjare janë tradita dhe e kaluara e tij dhe e babës së tij, e krejt familjes së tij pra”, theksoi Murturi. Një kundërshtim të tillë ashpër e thekson qytetari Ismail Hamiti. “Unë mendoj se Baton Haxhiu nganjëherë di të futet edhe aty ku nuk e ka vendin. Ai është një gazetar dhe mendoj që duhet ta luajë më tepër rolin e gazetarit sesa atë të një politikani dhe atë në momentin kur krejt Kosova është luhatje, sepse edhe mund të ketë ose të bëhen gabime. Sa u përket këtyre korrigjimeve e shkëmbimeve, madje asaj për autonomi apo jo, dihet se autonomi nuk mund të ketë. Serbët mund të kenë vetëm një statut brenda shtetit të Kosovës, të garantuar me ligjet dhe Kushtetutën e shtetit të Kosovës, por asgjë tjetër që del jashtë ligjeve dhe Kushtetutës. Shkëmbimet dhe korrigjimet e territorit as që guxojnë të vijnë në shprehje, janë të panevojshme, sepse kështu si shtet na kanë pranuar tani rreth 115 shtete dhe kështu duhet të vazhdojmë të punojmë, zhvillohemi e forcohemi si shtet. Batoni mendoj që po futet aty ku nuk e ka vendin”, tha Ismail Hamiti. Gazetari i ka dërguar pyetje lidhur me këto apostrofime edhe gazetarit Baton Haxhiu, por ai nuk ka kthyer asnjë koment lidhur me këto akuza që i janë bërë.
(Kosova Sot)