FITORJA

Thaçi në konferencë, ripërsëritë çështjen e kufijve, formimin e ushtrisë, e liberalizimin e vizave

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencës pasditen e së shtunës, ku ka folur për NATO-n, transformimin e FSK-së në Ushtri, çështjen e kufijve, gjegjësisht Kosovën Lindore.

Ai po ashtu ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe finalizimin e dialogut me Serbinë, që mbahet në Bruksel, duke ftuar partitë të bëhen bashkë për të arritur një marrëveshje paqësore.

Më poshtë pjesë nga fjalimi i Thaçit:

Jemi në hapat e fundit të procesit të transformimit dhe këta hapa si gjithmonë do të bëhen në mënyrë graduale në bashkëpunim me NATO-n, SHBA dhe partnerët strategjikë.

Mbrëmë kam zhvilluar një takim me kryesuesin e komisionit për punë të jashtme në parlamentin evropian dhe biseduam për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Procesi i liberalizmit të vizave duhet të ndodh tani dhe pa asnjë vonesë tjetër, në të kundërtën ky proces i stërzgjatur e humb kuptimin e vet.

Çelësi i Kosovës është uniteti politik dhe këmbëngulja e aspiratave politikë.

Kosova dhe institucionet e saj kanë plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme në legjislacion, ekonomi apo politikë dhe është e domosdoshme që edhe në fazën tjetër të jemi të bashkuar në procesin në të cilin ndodhet tani Kosova, në dialogun me Serbinë.

ARKATANA

Ftoj të gjitha partitë politike kosovare të pozitës dhe opozitës të bashkohen rreth një platforme dhe të marrin pjesë të gjithë pa dallim

Interesi përbashkët i Kosovës mbrohet vetëm me pjesëmarrje të përgjegjshme, konstruktive me pjesëmarrje në dialogun në Bruksel.

Marrëveshja paqësore Kosovë -Serbi i hap vendit rrugë të sigurt për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB. Prandaj s’ka arsye të kemi hezitim nga ky proces.

Parlamenti evropian do të mirëpres marrëveshjen eventuale mes dy shteteve që nënkupton njohjen reciproke, që të jetë obligueshme ligjërisht në rrafshin ndërkombëtarë për t’i hapur rrugë Kosovës për anëtarësim në organizata të mëdha.

Në asnjë rrethanë nuk do të ketë kufij etnik. Do të ketë korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës me Kosovën.

Askush nuk mund të më kap për hunde dhe as nuk e kapi askënd, kam bashkëpunim të mirë me të gjitha partitë.

Falënderoj Veselin që ka mbledhur sot partitë politikë dhe çdo nismë të tyre do ta mbështes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.