Pacolli shtyen presidencën që të loboj më shumë në shtetet afrikane

/ 2 minuta lexim
HIDROMORAVA

Gjatë kësaj jave Presidenca ka patur disa takime me liderë të shteteve afrikane.

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló, dhe Presidentin e Malaëit, Lazarus Chakwera, ku pavarësisht distancës midis shteteve, ka pasur një përkushtimi për ta thelluar bashkëpunimin me Kosovën.

Përveq presidentës, gjatë kësaj jave, me ftesë të Presidentit të Kenias u zhvilluan disa takime nga këshilltarja e Presidentes, ku mori pjesë në takimin e Komitetit Drejtues të Nismës për Industrializimin e Gjelbër në Afrikë, i mbajtur në New York.

Në lidhje me këto takime ka reaguar edhe ish-presidenti, Behgjet Pacolli.

Në një përgjigjje për Indeksonline, Pacolli është shprehur se pjesëmarrja e një anëtari nga Kosova në prezantime të tilla është në favor të shtetit tonë.

Fundamenti

“Po, pjesëmarrja e dikujt nga Kosova në prezantime të tilla është një shenjë e vullnetit dhe dëshirës për të promovuar marrëdhëniet në favor të Kosovës.

Pjesëmarrja në këto prezantime janë të mira dhe duhet të kishin ndodhur edhe më herët, edhe me ato vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Pacolli për Indeksonline.

Sipas tij, Afrika po faktorizohet çdo ditë e më shumë nga Kosova.

“Pjesëmarrja në organizime të tilla duhet të ndodhin, Afrika po faktorizohet çdo ditë e më tepër e Kosova ka nevojë për miq anë e mban botës”, është shprehur Pacolli./Indeksonline/