GRANDEMALL

Thaçi më 7 prill jep betimin si president

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Të gjitha përgatitjet e organizimit të ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës së presidentit të ri të Kosovës, nga presidentja në largim, Atifete Jahjaga, te presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi, kanë përfunduar.

Abelard Tahiri, këshilltar i presidentit të zgjedhur ka konfirmuar për “Top Channel” se, pas betimit solemn të presidentit Thaçi dhe pas marrjes zyrtare të detyrës, do të ketë edhe ceremoni në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku janë ftuar edhe presidentët e vendeve të rajonit. “Tashmë kemi një vendim nga Kryesia dhe kryetari i Kuvendit, që më 7 prill të organizojmë një seancë solemne, gjatë së cilës do të ndodhë betimi i presidentit të zgjedhur. Pas kësaj ceremonie, do të kemi menjëherë pranim-dorëzimin mes presidentit Thaçi dhe presidentes Jahjaga. Ndërsa të nesërmen e 8 prillit janë ftuar të gjithë presidentët e rajonit, duke përfshirë këtu edhe presidentin e Serbisë, si dhe 4 anëtarët e Presidencës së Bosnjës, që të marrin pjesë në këtë ceremoni”, ka thënë Abelard Tahiri, këshilltar i presidentit të zgjedhur.
Tahiri ka thënë se, në ceremoninë e presidentit Thaçi në shesh do të jenë të ftuar përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të Kosovës, por edhe personalitete të tjera nga jeta publike, brenda dhe jashtë vendit.

ARKATANA

Kjo është hera e parë që pas luftës, që një president i Kosovës përfundon mandatin kushtetues pesëvjeçar dhe ia dorëzon mandatin presidentit të zgjedhur, pasi presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova ndërroi jetë gjatë mandatit, ndërsa presidentët Fatmir Sejdiu e Behgjet Pacolli janë dorëhequr pa e përfunduar mandatin, për shkak të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.