Uji Dea

Thaçi mbron Mustafën nga VV: I papranueshëm cenimi i familjes dhe pronës së Kryeminsitrit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ia ka dalë në krah Isa Mustafës për shkak të aksionit të VV’së në Prapashticë. Ai ka thënë se është i papranueshëm cenimi i integriteti dhe pronës së së familjes së Kryeministrit Mustafa.

Ja postimi i plotë i Thaçit.

Kosova po vazhdon të dëshmohet anëtare përgjegjëse e bashkësisë ndërkombëtare dhe në të gjitha sfidat me të cilat është përballur këtë verë, ka dalë fitimtare. Edhe marrëveshjet e fundit janë në përputhje të plotë me interesat e Kosovës, me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Hidromorava

Kosova është bërë shembull për rajonin e më gjerë, për vendosmërinë për t’u kthyer nga e ardhmja më e mirë për fëmijët tanë, por pa harruar të kaluarën dhe nevojën për drejtësi.

Është për keqardhje që disa në Kosovë dëshira për pushtet nuk po i lejon t’i shohin dhe t’i njohin të arriturat e Kosovës. Për më tepër, kjo dëshirë frustruese për pushtet po i shtynë në vepra të papranueshme dhe te shëmtuara për një shoqëri demokratike çfarë kemi ndërtuar në Kosovë.

Shqetësimi dhe cenimi i integritetit dhe pronës që i është shkaktuar familjes së kryeministrit Mustafa është i papranueshëm, përbën shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe është në kundërshtim me traditën tonë. Shoqëria jonë i dënon dhe nuk i pranon këto vepra. HTH