United Hospital

Thaçi: Kurrë më pa aleatë, kurrë më me armiqësi me fqinjët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar Kongresin e Lushnjës. Për të, kongresi i para 94 vjetëve, mbetet ndër zhvillimet më të rëndësishme historike të shqiptarëve.

“Sot, 94 vite më parë mbylli punimet Kongresi i Lushnjës, një ndër zhvillimet më të rëndësishme historike të shqiptarëve në përpjekjet e mundimshme për shtetndërtim. Për mendimin tim ky kongres ka shënuar një ndër arritjet më të mëdha, pasi bëri që të gjithë shqiptarët të bashkoheshin me iniciativën e plotë të tyre dhe pa asnjë aleat të huaj, që të çlironin vendin dhe të hidhnin poshtë kompromisin që arritën Fuqitë e Mëdha në 13-4 janarit 1920 për copëtimin e Shqipërisë”, ka shkruar Thaçi, në profilin e tij në Facebbok.

Hidromorava

Në shkrimin e shoqëruar me një fotografi të ngjarjes, i pari i qeverisë së Kosovës kërkon që vendi ynë të mos mbetet pa aleatë dhe të mos ketë armiqësi me fqinjët.

“Kaloi një shekull gati dhe jam i dedikuar që populli ynë kurrë më mos të mbetet pa aleatë dhe kurrë më mos të jemi në armiqësi me fqinjët. Projekti ynë i përbashkët Euro-Atlantik i Kosovë dhe Shqipërisë na garanton këtë”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.