GRANDEMALL

Thaçi: Kosova dhe rajoni kanë ende nevojë për SHBA-në

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot ka mbajtur një ligjëratë në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS) në Universitetin “Johns Hopkins” në Washington para një audience të akademikëve, studentëve dhe ish-zyrtarëve shtetërorë amerikanë.

Në prezantimin e tij, zëvendëskryeministri dhe ministri Jashtëm Thaçi foli për të arriturat dhe sfidat e Kosovës si dhe aspiratat e shtetit të ri që të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s, por gjithmonë duke e ruajtur miqësinë dhe marrëdhënien e veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, vazhdimi i mbështetjes së SHBA-së mbetet i rëndësishëm si për Kosovën ashtu edhe për rajonin. Zëvendëskryeministri Thaçi theksoi se BE-ja, por edhe NATO po vonohen të afrojnë Kosovën dhe rajonin dhe kjo po i hap hapësirë ndikimit negativ gjithnjë e më të madh të Rusisë, por edhe të “ISIS”-it.

“Vonesa në afrimin e Kosovës dhe të rajonit drejt BE-së dhe NATO-si hap rrugë involvimit dhe ndikimit negativ të Rusisë, por edhe ‘ISIS’-it në rajon”, u shpreh zëvendëskryeministri Thaçi.

GRANDEMALL

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prezencë politike e ushtarake në Kosovë dhe është duke u shtuar edhe prezenca ekonomike në formë të investimeve. “Kosova është krenare që është shteti më pro-amerikan në botë dhe do të mbetet parter strategjik i SHBA-së dhe promovuese e vlerave të përbashkëta”, ka thënë ai.

Pjesëmarrësit në takim u interesuan për mënyrat se si SHBA-ja duhet të mbetet aktive në rajon, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për konsolidimin e shtetit të Kosovës brenda dhe jashtë.

Daniel Server nga SAIS, nikoqir i takimit, duke përmbledhur diskutimin, konstatoi se Kosova sot është shumë më mirë se sa që ishte para 15 vjetëve kur ishte në luftë, përkundër sfidave të tranzicionit dhe të integrimit në BE, dhe se gjërat në Kosovë do të vazhdojnë të përmirësohen dhe Kosova do të duket edhe më e mirë në të ardhmen. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.