ARKATANA

“Këta s’i kemi provu – I votojmë se s’kanë qenë në pushtet – 4 vjet e provuam” – Dukagjin Gorani për Vetëvendosjen

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gazetari Dukagjin Gorani thotë se katër vjet e provuam qeverinë e Kurtit, anipse thotë se në vitin 2021 fraza më e popullarizuar ishte: ‘Do ta votojmë VV’në dhe partinë Guxo meqenëse këta nuk i kemi provu’.

Gorani në emisionin Pressing në T7 thotë se ‘VV’në e provuam katër vjet, edhe qikjo ofertë që u konsiderojke që është e fundit e paprovuar, edhe këtë e provum’.

Hidromorava

“Më 2021 fraza që më së shumti më pengojke, që sish shumë racionale, por më e popullarizumja ishte: Do ta votojmë VV’në e Partinë Guxo meqenëse këta nuk i kemi provu dhe se krejt tjert e kemi pa çfarë janë. Katër vjet, edhe qikjo ofertë që u konsiderojke që është e fundit e paprovume, edhe këta e provum.

Sot, gjendja jeme mendore dhe shpirtërore është gjendje e rrezignimit edhe shumë afër dorëzimit, meqenëse edhe dorëzimi edhe shpresa nuk banojnë më në atë arsyen tonë”, tha ai.