Fundamenti

Thaçi ka nisur fushatën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri Hashim Thaçi ka shpeshtuar vendimet që si zakonisht janë historike, por edhe vizitat në lokacione, ku përveç në kohë fushate vështirë se shihet, raporton KTV.

Krejt këtë pjesëtarë të shoqërisë civile po e quajnë parafushatë, pavarësisht që ende nuk ka një datë të zyrtarizuar për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Sipas Dren Dolit nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, kryeministri po mundohet të mobilizojë elektoratin e kësaj partie. Sipas tij, kryeministri e di mjaft mirë efektin që do të arrijë me prezencën e shtuar të tij, prandaj edhe ka intensifikuar vizitat dhe lajmet e bujshme që mbajnë autorësi të tij.

Eco Higjiena

Ndërsa Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se disa prej vendimeve të kryeministrit janë ligjërisht të kontestueshme. Selmanaj pavarësisht kësaj, shprehet se disa prej vendimeve të fundit të kryeministrit janë mirëpritur, por ato do të mund të merreshin edhe më herët.

Kryeministri Hashim Thaçi ditët e fundit ndër të tjera ka vizituar dhe ka inspektuar punimet në projektin e ngrohjes me avull dhe ato për furnizim me ujë për kryeqytetin, duke shfrytëzuar kështu asetet publike për të bërë fushatë elektorale.