UBT

Thaçi: Jemi në rrugë të drejtë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ka deklaruar se raporti i progresit është i mirëseardhur si udhërrëfyes për integrimin Evropian.

Thaçi në një postim në “Facebook” ka thënë se ky raport përmban vlerësime të larta ndaj procesit të liberalizimit të vizave edhe shumë proceseve të tjera.

FIDANISHTJA

Postimi i Thaçit:

Raporti i Progresit është gjithmonë i mirëseardhur si udhërrëfyes për integrimin në Europë. E mirëpres edhe Raportin e Progresit për vitin 2015, që thekson progresin më të madh të shënuar deri tani në procesin e integrimit në Bashkimin Europian — nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. I mirëseardhur është edhe vlerësimi për progresin e arritur në procesin e liberalizimit të vizave. Tash me të drejtë presim që vitin e ardhshëm të udhëtojmë pa viza në Europë. Por, e vërejta edhe dënimin që i bëhet dhunës së ushtruar nga opozita dhe gjykimin se kjo qasje është në kundërshtim me frymën europiane. Nuk ka dyshim që jemi në rrugë të drejtë. Të arriturat tona po marrin mirënjohje. Tani duhet edhe më tepër punë dhe angazhim. Rrugën tonë drejt BE-së më nuk mund ta ndalë asgjë dhe askush. HTH

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.