UBT

Thaçi i kërkon Speciales respektimin e Kushtetutës së Kosovës: S’kam ambicie politke as për kryeministër, as për president

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sërish ka kërkuar në Gjykatën Speciale, që të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.

Në seancën mbi ecurinë e çështjes për aktakuzën për pengim të drejtësisë, Thaçi ka thënë se sikurse aktakuza për krime lufte ashtu edhe kjo u ngritën nxitimthi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pranë DhSK-së.

Eco Higjiena

Ish-presidenti ka deklaruar se aktakuza e parë e vitit 2020 i ishte ngritur pak muaj para rizgjedhjes si president, derisa kjo e dyta në prag zgjedhjesh. Thaçi ka përsëritur se s’do të jetë pjesë e garës politike zgjedhore.

“Ju e dini para katër vitesh në nëntor 2020 u ngrit aktakuzë kundër meje vetëm tre muaj apra se të rizgjedhësha president i vendit. Tash, para dhjetë ditës nxitimthi ZPS-a prezantoj aktakuzë shtesë vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovës. Unë nuk jam pjesë e garës politike as nuk kam ambicie politke as për kryeministër, as për president, as për deputet as ambicie politike. Ritheksoj se nuk jam pengesë e as nuk paraqes rrezik për askënd në kuptimin politik e as për ndonjë projekt qeverisës. Gjithë jetën time kam punuar opër shtetin e Kosovës në vizionin për anëtarësim në NATO dhe BE në bashkëpunim me SHBA-në. theksoj dhe nënvizioj diomosdoshmërinë për resektimin e Kushtetues dhe ligjeve të Kosovës në këtë sallë. Mos resopktimi I ligjeve dhe Kushtetutës nga palët në këtë sallë të shenjtë paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë, paraqet rrezik për minimin e besimit qytetar, prandaj ftojë që të ruhet vetpërmbajtja institucionale nga të gjithë edhe në këtë sallë”, ka thënë Thaçi./Eo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.