Hidromorava

Thaçi e Vuçiqi në shtator “i hapin letrat”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiq deri tani kanë dhënë deklaratë rreth asaj se cila mund të jetë përmbajtja e marrëveshjes ndërmjet të dyja shteteve. Megjithatë të dy presidentët pritet të fillojnë “t’i hapin letrat” gjatë këtij muaji. Thaçi ka thënë se në takimin e 7 shtatorit do ta prezantojë idenë e “korrigjimit të kufijve”, ndërsa Vuçiqi ka paralajmëruar se së shpejti do të dalë me propozim konkret për marrëveshjen me Kosovën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq pritet që qysh në takimin e së premtes të fillojnë “t’i hapin letrat” sa u përket propozimeve për përmbajtjen e marrëveshjes finale ndërmjet të dyja vendeve.

Thaçi tashmë ka bërë të ditur se në takimin e 7 shtatorit do ta prezantojë idenë e korrigjimit të kufijve, që sipas tij nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, shkruan më tutje “Zëri”.

Hidromorava

Ndërsa Vuçiqi ka paralajmëruar se do të dalë me një propozim konkret për zgjidhjen e “çështjes së Kosovës”.

Subjektet politike opozitare në vend, si dhe analistët politikë thonë se duket sikur deklarimet e Thaçit për “korrigjim të kufijve” janë në koordinim me presidentin serb.

Ata thonë se propozimi i Vuçiqit sigurisht se nuk do të dalë përtej Kushtetutës së Serbisë, prandaj thonë se Kosova duhet të ketë një platformë të qartë për dialogun.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.