Fundamenti

Thaçi e “izolon” Jahjagën për Obamën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Hashim Thaçi ia ka përgatitur terrenin vetes për t’i shtrënguar duart me presidentin amerikan Barack Obama, gjatë pritjes vjetore që ky i fundit organizon për burrështetasit të cilët marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Këtë mundësi, ai e ka krijuar duke arritur “ta bindë” presidenten Atifete Jahjaga për të qëndruar në Prishtinë, pikërisht në kohën kur në Nju-Jork gjenden shumica e presidentëve të botës.

Jahjaga nuk ka pasur ndonjë agjendë të veçantë të punës gjatë këtyre ditëve sa për ta arsyetuar mosshkuarjen në OKB. Në dy vitet e kaluara, ajo nuk i ka injoruar sesionet e Asamblesë së përgjithshme, duke e ndjekur kështu traditën e pararendësit të saj, Fatmir Sejdiu.

Fundamenti

Derisa në Presidencë nuk kanë dhënë shpjegime pse shefja e shtetit nuk ka udhëtuar përtej Atlantikut, analistë politikë konsiderojnë se shkuarjen e saj atje e ka penguar vetë kryeministri Hashim Thaçi, për faktin se këtë radhë ka dashur që ai të jetë në plan të parë. Kështu nuk kanë vepruar përfaqësuesit e shteteve përreth, përfshirë edhe ata të Shqipërisë…(Tribuna).