ARKATANA

Thaçi: Do të jem një president ndryshe

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Hashim Thaçi premton se do të jetë një president ndryshe në Kosovë. I sapozgjedhur nga Kuvendi, Thaçi është në pritje të marrjes zyrtarisht të detyrës.Në një intervistë për Top Channel ai thotë se ka besim se liderët e politikës kosovare do ta zgjidhin tensionin politik.

Top Channel: Zoti president, a keni ndonjë plan konkret për dalje nga kriza politike dhe besoni se opozita do ti përgjigjet thirrjes për takim me ju?

Hashim Thaçi: Unë kam besim se tek liderët politik të Kosovës do të dominojë vullneti politik. Do të dominojë energjia pozitive që të gjejmë zgjidhjen e pranueshme të përbashkët për ecje përpara.

Top Channel: Çfarë prisni nga Gjykata Speciale tani që kanë përfunduar të gjitha procedurat për formimin e saj?

Hashim Thaçi: Ne si Kosovë i kemi përmbyllur të gjitha procedurat e nevojshme, të gjitha obligimet që i kemi karshi bashkësisë ndërkombëtare. Unë mendoj se Gjykata Speciale duhet të shfrytëzohet si një avantazh për konsolidimin dhe forcimin e shtetit tonë dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë. Kështu që ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe do t’i japim mbështetje të plotë.

Top Channel: Si president jeni edhe komandant suprem i forcave të armatosura. Kur besoni se FSK do të shndërrohet në ushtri?

UBT

Hashim Thaçi: Edhe si president i vendit edhe si komandant i forcave të armatosura të Republikës së Kosovës do të punojë menjëherë për themelimin e Forcave të Armatosura, për fillimin e partneritetit për paqe dhe natyrisht edhe gjatë kësaj periudhe 5 vjeçare Kosova të integrohet në NATO.

Top Channel: A keni menduar ende se si do të jetë dita juaj e parë si president i Kosovës?

Hashim Thaçi: Mendoj se do të jetë një ditë e veçantë, një ditë e re për Kosovën e re, për Kosovën evropiane. Do të jetë një presidencë më ndryshe dhe një president më ndryshe.

Top Channel: Pas largimit tuaj nga kreu i PDK-së, partia më e madhe në vend ka mbetur pa kryetar për herë të parë pas 17 viteve. Ndërkohë, janë shtuar zërat që zëvendësi juaj i deritanishëm zoti Kadri Veseli mund tu pasojë ju. A mendoni se Veseli mund të udhëheqë PDK-në?

Hashim Thaçi: Gjithçka do të jetë në përputhshmëri me statutin e Partisë Demokratike të Kosovës, gjithashtu edhe me vullnetin e njerëzve. Prandaj, kjo çështje i takon tashmë lidershipit të ri të Partisë Demokratike dhe jo presidentit të vendit./Top Channel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.