Mobi Casa

Thaçi betohet sot si president

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Seanca solemne për betimin e Hashim Thaçit për president të vendit do të zhvillohet pa praninë e deputetëve të subjekteve opozitare. Ata thonë se asnjëherë nuk do ta pranojnë Thaçin si president i tyre.

Deputetët e tri subjekteve opozitare, “Vetëvendosja”, AAK-ja dhe “Nisma”, nuk do të marrin pjesë në seancën solemne për betimin e ish-kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, për president të vendit. Ata përsërisin se zgjedhja e Thaçit për president të vendit e dëshmon kapjen e shtetit nga koalicioni PDK-LDK. Ata, madje, thonë se ish-kryeministri i vendit nuk do të jetë asnjëherë president i tyre, pasi thonë se ai nuk përfaqëson unitetin e popullit.

ARKATANA

Seanca solemne, e cila do të fillojë nga ora 11:00, nuk pritet të zgjasë shumë pasi në rend dite është vetëm një pikë, “Betimi i presidentit Hashim Thaçi”. Ndërsa në bazë të Ligjit për Presidentin e Vendit ky është teksti i betimit.

“Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, sigurimit të lirive dhe të të drejtave njerëzore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me ndërgjegje e përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrimet e mia”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.