Fundamenti

Tetori, muaji i mbjelljes së drunjve dekorativ në Gjilan

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Komuna e Gjilanit, ka shpallur tetorin muaj të mbjelljes së drunjve dekorativ në hapësira publike, parqe, oborre të institucioneve, lagje e fshatra të ndryshme, në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën-Gjilanin”, me ç’rast ftohen të gjitha institucionet, kompanitë e ndryshme, komuniteti etj., që të mbjellin drunj dekorativ në gjithë territorin e Gjilanit.

Kështu është thënë sot në mbledhjen e grupit punues për pastrimin, gjelbërimin dhe ruajtjen e ambientit, ku kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka kërkuar që të përgatitet plan i detajuar për muajin tetor dhe nëntor për pastrim, gjelbërim dhe vetëdijesim.

Fundamenti

Haziri në fjalën e tij ka falënderuar ekipet të cilat kanë kontribuar në pastrimin e ambientit, kompanitë e ndryshme, shkollat, institucionet shëndetësore, bashkësitë fetare, shoqërinë civile, të rinjtë, por edhe këshillat e fshatrave e lagjeve dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontribut që të pastrohet ambient.
“Falënderoj të gjithë ata që janë angazhuar në këtë aksion të madh. Të gjitha institucionet dhe përfaqësuesit e shumtë deri te individët nëpër lagje e fshatra. Deri në javën e ardhshme, nga ekspertët do të caktohet lokacioni për mbeturinat e ngurta-inerte, për të vazhduar pastaj me largimin e deponive ilegale të cilat janë të evidentuara”, ka thënë kryetari Haziri.

“Po përgatitemi edhe për periudhën 12 deri 22 nëntor, kur në Gjilan kompanitë e kontraktuara nga Qeveria së bashku me ato gjilanase do të bëjnë largimin e deponive ilegale të grumbulluara në lokacione të ndryshme. Gjithashtu, do të planifikojmë edhe një organizim të përgjithshëm për pastrimin frontal të gjithë territorit me pjesëmarrje të zgjeruar qytetare”, ka pohuar Haziri, duke kërkuar që Gjilani të bëhet qytet ekologjik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.