Fundamenti

Tetë deputetët e luhatshëm të PDK-së (?)

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bekim Haxhiu, Blerta Deliu-Kodra, Nuredin Lushtaku, Salihe Mustafa, Rafet Rama, Fadil Beka, Xhevahire Izmaku e Flora Brovina kanë zgjedhur të heshtin se si do të votojnë nëse riprocedohen ndryshimet kushtetuese lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale.

Në vend të tyre po flet Shefi i deputetëve të PDK’së, Adem Grabovci. Ai po thotë se vetëm tre deputetët të PDK’së do të votojnë kundër themelimit të Gjykatës Speciale ndërsa të tjerët kanë reflektuar.

Në fakt, edhe deputeti i LB’së që është në kudër të PDK’së, Raif Çela, ka deklaruar se do të votojë përsëri kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Edhe tre deputetët tjerë të PDK’së, Fadil Demaku, Nait Hasani dhe Ganimete Musliu janë deklaruar se nuk do të ndryshojnë qëndrimin ndaj Gjykatës Speciale.

Ndërkohë, presioni ndërkombëtar po vazhdon për themelimin e Gjykatës Speciale.

Ndryshe, në votimin e parë për të ndryshuar Kushtetutën, kundër kishin votuar Nait Hasani, Fadil Demaku, Ganimete Musliu, Raif Çela, Fadil Beka, Xhevahire Izmaku e Rafet Rama.

Mobi Casa

Edhe pse kishin qenë në seancë, Bekim Haxhiu, Blerta Deliu-Kodra, Nuredin Lushtaku e Sali Mustafa s’kishin votuar fare.

Për këtë mënyrë të votimit të PDK’së ishte fajësuar Hashim Thaçi, se kishte pasur gisht në dështimin e parë të Gjykatës Speciale.

Kundër Gjykatës janë deklaruar edhe deputetët e Vetëvendosjes, AAK’së dhe NISMA’s për Kosovën.

Gjykata Speciale po kërkohet të themelohet për gjykimin e disa pjesëtarëve të UÇK’së që dyshohen se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999.

Express ka provuar të kontaktojë me deputetët e luhatshëm të PDK’së, por ata s’kanë pranuar të flasin.