ARKATANA

Testament i fjalës artistike

/ 7 minuta lexim
ARKATANA

Nga Arsim Halili – Për vëllimin poetik të Ibush Vishit, DRITËN TI E NDEZE, edituar nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, Gjilan, 2024 .

“Ëndrrat më të bukura për lirinë shihen në burg” Shileri

Ibush Vishi, ndonëse e ka demonstruar dijen e tij tek të tjerët për librin, më në fund guxoi të bëjë një hap para opinionit lexues edhe me fjalën e tij artistike. Duhet thënë se që në titull të librit “Dritën ti e ndeze”, vjen me një lloj provokimi te lexuesi, jo thjeshtë për ndonjë titull të hermetizuar që kërkon deshifrim, por për një titull që saktëson qartë personin apo heroin lirik që e bëri atë akt si dhe përfituesit që e shijojnë të mirat e asaj drite.

Kjo mund të kuptohet dhe ndryshe; nëse për njërën palë ishte errësirë, domosdo dikush tjetër duhet të merrte iniciativë ta nxirrte nga errësira palën tjetër, pavarësisht nga cili segment i jetës vjen.

Katër ciklet e kësaj përmbledhje poetike: “Testamente lirie”, “Derisa të rrjedh Drini”, “Nëse uni të ka zënë” e “Teshtimë plagësh”, përbëjnë një mozaik, gjë për të cilën shfaqet aftësia krijuese, përmes shenjave e simbolikave, ku ekspozohen para lexuesit , ku skenat mund të varijojnë në kohë dhe veprime asimetrike. Natyrisht këtu ndërtohet një ngrehinë, ku asaj dritareje të errësuar i jep një pamje shprese.

Duke e ditur veprimtarinë e autorit, ai nuk i shmanget edhe në varg, fatit tragjik të popullit shqiptar, andaj duket se konvergjohet kjo edhe në poezinë e Ibushit : tragjikja dhe heroizmi. Në këtë rast njëra tjetrën e plotësojnë. Si shumë poetëve tjerë edhe poetin Vishi e ndjek fati ekzistencial i njeriut me të bërat e tij në atë bashkësi kombëtare, ku vlera e secilit që ka dhënë nga vetja, qoftë edhe një kontribut të vogël, deri te ai sublim, është mosdorëzimi, apo pranimi i heshtur i absurditetit në kohë dhe veprim që vinte nga pala tjetër për të shkaktuar errësirën. Nëse në psalmet nga ato hebraike, lavdet thureshin në nivel panteik, autori Vishi lavdet i thur në rrafshin tokësor: atdheut, simboleve kombëtare dhe natyrisht dëshmorëve të kombit, në këtë triadë udhëtimi me simbolikë në hapësirë dhe në kohë mban një baraspeshë të cilën apriori ky njeri i sakrificës në këto raste me emra të përveçëm ka paracaktuar të përmbush një mision, duket qartë se është i destinuar ta ndjek njëjtin kurs të po atyre emrave që në radhë të parë kishin ekzistencën e kombit si qëllim të vetëm.

Vargje të kësaj natyre i gjen te poezia, ” Lirinë na e solle ti” ( fq 20), “Në bronz lirie”, ( fq 21), “Dëshmorëve”, ( fq 23 ) “Djalë i lirisë ( fq 28), “Nanë e lirisë sonë” ( fq 38) .

Mobi Casa

Kur flasim për poezitë e lartëcekura, mund të prekim një fakt i cili na kujton mendimin e Hajdegerit: se të dëgjuarit dhe heshtja janë një lloj mundësie e shprehjes diskurzive . Nisur nga këto dy nocione ndonëse kemi një asimetri zërash që heshtin nga ky fatalitet. Me të tilla skena rrëqethëse kemi palën që e dëgjon këtë dhimbje të shkaktuar, e dëgjon edhe vet poeti Vishi, por nuk mund të bëjë asgjë më tepër se objekt shprehimor të jetë vetëm fjala, fjala artistike e cila pavarësisht se si kundrohet, nuk prodhon asgjë mistike, por në këtë mozaik shumëzohet kujtesa që ata zëra të heshtur të dëgjohen përjetësisht.

Ndjesia që përcillet është një përmallim, njëherësh – shtresuar dhe i brishtë. Duket qartë se poeti Vishi, ndejën e të qenit mirënjohës ndaj atyre që kanë kontribuar qoftë në raport individual, apo edhe kolektiv, jo vetëm që shmang në kujtesën e tij, por si i tillë ai këtë mirënjohje e ndan edhe me të tjerët, këtë rast me opinion lexues, duke shprehur ndjesën e tij krijuese përmes vargjeve qoftë figura të njohura në mesin tone siç ishin: Shtjefën Gjeçovi, Dritëro Agollit, Bedri Hysës, Gani Xhafollit, Mësuesit, këtë rast mësuesit të poetit Vishi, Agim Vincës, Astrit Deharit, por edhe në planin familjar, babait , vajzës… etj.

Kjo klimë poetike duket se është shtrirë në planin dy dimensional, në atë të parin malli për figura të tilla të kundruara, jo formalisht sa për të thënë diçka në adresim të tyre, por si i tillë poeti Vishi shpërfaq një kronikë dëshmish përmes artit poetik se këto figura në kohë dhe hapësira të ndryshme bartën mbi supet e tyre pesha të veprimtarisë , që meritojnë të kujtohen, ndaj plotëson një kërkesë, përtej asaj individuale.

Në realitetin e sotëm në të cilin ko ekzistojmë edhe ne si pjesë sociale me të mirat, natyrisht edhe me ngjarje a dukuri, që hera- herës e zbehin identitetin e të qenurit të përsosur, në këtë ballafaqim edhe poetin Vishi, duket se e ngacmon, e dekurajon, ndoshta edhe e trishton se si mundet njeriu t’ua atribuojë këto veprime që nuk mbesin vetëm në suaza të delikuencës..
Të tilla vargje i gjen që në poezinë e parë të ciklit “Teshtim plagësh”, respektivisht poezinë : “A(z)huri që ishe” ( fq, 89- 92), por edhe te poezi të tjera vërehet shqetësimi i poetit si te “Shpifaraku”, “Tjerratarët”, “Ëndërr e keqe ,…etj.

Në perceptim tonë duket se vargjet mund të kenë një llojë ambiguiteti moralist, megjithatë duhet të themi se poeti për këto dukuri ka një optikë tjetër, i sheh se i tillë duke devijuar çdo ditë.
Në strukturimin krijues të përmbledhjes së parë poetike të Ibush Vishit, vargun e tij e dimensionon qartë duke ndërtuar një imazh poetik, ku në perceptimin tonë, duket se identifikohet një lloj simbioze e alternuar mirë mes imazhit statik të shpërfaqur edhe me gjuhën poetike, por edhe me gjuhën vizuele me atë të shkrirjes në bronz të atyre figurave, që domosdo heshtja e tyre sot na flet shumë, sa herë kalojmë para tyre , e këtë rast edhe për poetin Vishi duket e nxit kjo heshtje që ta transformoj vargun në fuqi inkurajuese, jo vetëm poetike, por edhe atdhetare. Rastin më të mirë e kemi te poezia e titulluar : “Në bronz Lirie” ( fq, 21) dhe “Pranë shtatores së Kadri Zekës”( fq 36).

Krejt në fund mund të themi se poeti Vishi nuk ka nxituar të paraqitet vetëm formalisht dhe me sasi librash te lexuesi . Vargu i këtij poeti shpreh, përpos artit poetik, edhe një ndjenjë emocionale , e cila na rezulton se e do krijimtarinë poetike dhe mund të konsiderohet një lloj katarasisi në raport me të kaluarën, gjendjen faktike të popullit shqiptar në Kosovë, por edhe krenarinë tonë kombëtare që i japin zemër secilit nga ne, përfshirë këtu edhe vetë poetin. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.