UBT

Teshtima më e rrezikshme se alkooli?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Të gjithë e dimë se është i rrezikshëm kombinimi i pirjes së pijeve alkoolike dhe vozitjes, por një studim i ri zbulon se teshtima, e cila përcjellë ftohjet e rënda mund të jetë njëjtë e rrezikshme.

Hulumtuesit nga Universiteti Cardiff në Britaninë e madhe kanë zbuluar se ftohja i ngadalëson reagimet e njerëzve sa edhe katër kriklla me birrë, ose tetë pije standarde. “Ftohjet mund ta ngadalësojnë reagimin në vozitje për 36 milisekonda”, thotë hulumtuesi dhe profesori Andy Smith dhe shton: “Konsumimi i alkoolit megjithatë e ngadalëson reagimin për 15 milisoekonda”.

Uji Dea

Teshtima, gjithashtu, mund t’ia tërheqë vëmendjen shoferit nga rruga për tre sekonda. “Njerëzit që vozitin derisa janë të ftohur duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun”, mendon Smith. /Telegrafi/