Terrorizohet futbollisti i Gjilanit Betim Haxhimusa
Gjilan – Futbollistët e Gjilanit shtrenjtë e kanë paguar pikën e importuar nga Drenasi në ndeshjen e javës së XVI të Superligës së Kosovës në futboll pasi futbollisti i tyre Betim Haxhimusa është sulmuar nga disa zyrtar të klubit të Feronikelit duke e hospitalizuar.
Betim Haxhimusa nga sulmet fizike të cilat i ka pësuar ka të thyer dorën, ka lëndime trupore në tërë trupin
dhe në këmbë.
Haxhimusa është ndëshkuar disa minuta para përfundimit të ndeshjes me karton të kuq, por me të mbërritur në zhveshtore ka përjetuar ferrin e vërtetë nga disa persona të cilët konsiderohen se janë të klubit të Feronikelit.
Haxhimusa ka arritur të identifikoj sulmuesit, përpos personave zyrtar ai ka arritur ta identifikoj sulmuesin kryesor të këtij Incidenti për pak vdekjeprurës.
“Ekonomi i Feronikelit më ka sulmuar me lopatë në kokë jam mbrojtur me duar dhe ma ka thyer dorën dhe tani duhet të hyjë në operim, por jam i lumtur që lopata nuk më ka goditur në kokë, por kokën e kam mbrojtur me duar dhe duart e mija ma kanë shpëtuar jetën”, ka bërë të ditur Haxhimusa.
Haxhimusa ka bërë të ditur se ka lëndime të rënda trupore, ndërsa ende nuk e ka të qartë pse u ndëshkua më karton të kuqë nga gjyqtari i ndeshjes Besfort Kosumi.
Siç ka bërë të ditur Haxhimusa ata të cilët e kanë sulmuar do ti paditë në gjykatë.
Ndërsa zëdhënësi i KF Gjilanit Granit Mustafa për ‘rajonipress’ ka theksuar.”Përpos Haxhimusës është sulmuar edhe futbollisti Fidan Hasani i cili edhe ky ishte i ndëshkuar me kartonë të kuqë, ndërsa ne si klub do të paraqesim një ankesë drejtuar Federatës së Futbollit të Kosovës dhe klubit të Feronikelit”.
Ndeshja në mes Feronikelit dhe Gjilanit ka përfunduar me rezultat 1-1. /sylejman ismajli/ /rajonipress/


