Tentim vrasje në Gjilan, viktima sulmohet fizikisht nga disa persona
Gjilan – Është raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me gjashtë fishekë e cila nuk është përdorur, si dhe një shkop i drurit i thyer me të cilën dyshohet se është goditur viktima.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë Gjilan dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë.
Rasti nën hetime ndërsa policia e ka cilësuar si tentim vrasje./rajonipress/