Tentim vrasje në Gjilan, policia arreston të dyshuarit

Gjilan – Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan raportohet se janë arrestuar dy meshkuj shqiptar, pasi që njëri nga të dyshuarit me veturën e tij ka goditur tjetrin duke i shkaktuar lëndime trupore ku më pas edhe i dyshuari tjetër me një umbrell e ka goditur veturën e të dyshuarit duke i shkaktuar dëme njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje kurse rasti është kualifikuar si tentim vrasje./rajonipress/