Fundamenti

19 persona të akuzuar për dhunë në familje gjatë muajit mars nga Prokuroria Themelore në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajit Mars 2025, ka pranuar njëzetedy (22) kallëzime penale, ndaj njëzetetre (23) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjatë kësaj periudhe kohore Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

UBT

Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur është paraqitur një (1) propozim për shqiptimin e masës edukative, ndaj një (1) personi të mitur, për këtë vepër penale./rajonipress/