RCCOLA

Tentim arratisje spektakulare nga Dubrava

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Dy mure betoni në pavijonin e rrezikshmërisë së lartë janë thyer nga dy të burgosurit Burim Basha e Almir Drpljani, por mundu iu ka shkuar huq.

Burim Basha i dënuar me 20 vjet burgim e Almir Drpljani i dënuar me burgim të përjetshëm, të burgosur në pavijonin e rrezikshmërisë së lartë në Dubravë kanë arritur të thyejnë dy mure të betonit brenda pavijonit.

U kishte mbetur vetëm edhe një shtresë betoni para se të bënin të depërtueshëm murin e jashtëm të pavijonit numër 8 ku gjenden nëntë personat e rrezikshmërisë së lartë në Dubravë, por pak para se ta finalizojnë janë zbuluar.

Fundamenti

Duke e parë se pavarësisht punës që kishin bërë nuk mund të arratisen, Burim Basha e kishte lajmëruar vet rastin.
“Vec me ju kallxu që cka muj me ba dhe që muj me ikë kur të dua”, janë fjalët e Burim Bashës që ua kishte thënë zyrtarëve të Dubravës, shkruan Zëri.

Për këtë ngjarje janë suspenduar pesë gardian nën dyshimin se iu kanë ndihmuar të burgosurve për përgaditjen e palnit për arratisje. /Zëri/