UBT

Tensionet në Kosovë, diplomatja amerikane: Lini mënjanë egon personale dhe dëgjoni miqtë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, teksa mbante ditën e sotme një konferencë lamtumire në Tiranë, ka folur dhe për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Kim i ka bërë thirrje Prishtinës zyrtare, qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti që të dëgjojë miqtë në raport me situatën e tensionuar në Kosovë.

Diplomatja u shpreh se rruga e nisur me Asociacionin sipas saj do të përfundonte me njohjen e Kosovës.

“Përsa i përket Asociacionit, liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord, pasi kanë rënë dakord për rrugën përpara që do të përfundonte me njohjen e Kosovës. Nuk besoj që njerëzit kanë nevojë që t’ju rikujtohet sa shumë beson SHBA te Kosova. Dashuria që ne kemi, angazhimi për një Kosovë të pavarur dhe sovrane. Edhe në fakt, nëse keni nevojë për prova, hidhni sytë prapa, disa vite më parë. Cilat janë hapat që duhen ndjekur, që dy palët të lëvizin përpara? Në fakt kjo është koha që udhëheqësit të lënë pas egon e tyre dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare, dhe të marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre”, tha ajo.

Mobi Casa

Kim u shpreh se Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiçi duhet të marrin në konsideratë vendet mike dhe mos të veprojnë me ego personale sepse problemi sipas saj nuk është personal, por kombëtar.

“Pozicioni i SHAB-ve është i qartë. Liderët e Kosovës dhe Serbisë pranuan për drafin e asociacionit, por jo vetëm në këtë po për rrugën përpara qe do të përfundojë me njohjen e Kosovës. Nuk besoj se do duhet të rikujtohet sesa shumë besojnë SHBA në Kosovë. Afeksioni dhe angazhimi që ne kemi për një Kosove të pavarur. Nëse ju duhet provë, shkoni pak pas, disa vite më pas. Problemi është cilat janë hapat dhe sekuencat që duhen ndjekur që dy palët të lëvizin përpara. Dhe kjo është një kohë që liderët të lënë mënjanë ego dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare. Për atë që u thonë miqtë e tyre dhe ta marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre.”- tha Kim.

/Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.