Fundamenti

Roth: Kosova na përket neve dhe Evropa i përket Kosovës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Michael Roth, kryetar aktual i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman e ish-ministër, me Medaljen Presidenciale të Meritave, një simbol mirënjohjeje nga populli i Kosovës.

Ai tha se Kosova na përket neve dhe Evropa i përket Kosovës. Për këtë Roth, ka falënderuar Osmanin për këtë medalje.

Mobi Casa

“Faleminderit për këtë njohje të përkushtimit tim modest për një Kosovë të lirë, demokratike në zemër të Evropës, e nderuara Presidente Vjosa Osmani dhe i dashur Ambasador Faruk Ajeti!”, shkroi ai.