ARKATANA

Tensione në Serbi, bëhet thirrje për puç dhe trazira për shkak të Kosovës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq e ka dënuar sonte thirrjen e opozitës serbe, të drejtuar nga Dragan Gjilas, Bashko Obradoviq dhe Vuk Jeremiq, për puç dhe gjakderdhje.

Ai ka theksuar se kjo mundet vetëm dëm t’i sjellë Serbisë, kështu që iu ka bërë thirrje qytetarëve të Serbisë që ta shohin dallimin ndërmjet njerëzve që dëshirojnë t’i masin forcat dhe Aleksandar Vuçiqit i cili sipas tij po e bën më të mirën për popullin e tij.

Tweet-i i sotëm i liderit të partisë opozitare serbe “Dveri”, Boshko Obradoviq përmes të cilit i bën thirrje ushtrisë dhe policisë që ta arrestojnë Vuçiqin për shkak të pajtimit për ridefinim të kufirit me shqiptarët në Kosovë, për Stefanoviqin është shembull shkollor i thirrjes për puç dhe gjakderdhje.

Ai për Tv Pink ka thënë se është zor e mendueshme që njerëzit që kanë më pak moral dhe të drejt njerëzore si Gjilasi, Obradoviqi dhe Jeremiqit, t’i bëjnë pengesa të çfarëdo lloji presidentit të Serbisë, veçanërisht për temën e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, në kohën kur ata e kanë shitur dhe djegur ekonominë e Serbisë “janë djegur fshatrat shqiptare në Kosovë dhe se atëherë atyre nuk iu ka penguar, pasi që llogaritë bankare dhe kolltuqet ishin më të rëndësishme”.

FITORJA

Stefanoviq ka thënë se në vitin 2008 kur Kosova e ka shpallur pavarësinë dhe se regjimi të cilin sot sërish duan të arrijnë Gjilas, Obradoviq dhe Jeremiq nuk kanë bërë asgjë që t’i mbrojnë serbët.

“Dhe me keq se kjo, me sjelljet e tyre ndërkombëtare dhe vendore kanë bërë që shumë shtete të botës me lehtësi ta pranojnë shtetin e Kosovës. Më pas, në vitin 2009 vendimmarrjen për Kosovën nga OKB-ja, ku Serbia ka aleat të fuqishëm e bartën në BE, edhe pse e dinin që shumica e vendeve të BE e kishin njohur pavarësinë e Kosovës dhe se aty lufta do të ishte shumë më e vështirë”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se në vitin 2010 ata i bënë dëmin më të madh interesit kombëtar serb duke e dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Serbisë rastin e Kosovës dhe ju dhanë rast armiqve të Serbisë që lehtësisht të luftojnë për më pak sovranitet të Serbisë në Kosovë.

Stefanoviq më pas ka përmendur edhe vendimin për vendosjen e kufirit në Jarinë dhe Bërnjak, që sipas tij ka qenë shënjë e tërheqjes “nga shtetësia serbe ndaj Kosovës”.

Opozita në Serbi e ka kundërshtuar ashpër idenë e Vuçiqit për ridefinim të kufijve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, duke thënë se ky është hapi i parë i anëtarësimit të Kosovës në OKB.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.