KKVITI

Televizioni suedez dokumentar për Ilir Latifin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Televizioni suedez ka bërë një dokumentar mbi biografinë e Ilir Latifit. Mundësi i famshëm nga Kosova shihet duke e prezantuar kulturën dhe traditën shqiptare me krenari.

Ilir Latifi, kosovari me qëndrim ne Suedi, është shqiptari i pare i cili merr pjese ne kompeticionin me te madh luftarak në botë, Ultimate Fighting Championship (UFC).

UFC është kompeticioni me i madh në bote në të cilin marrin pjese sportistet me të mire nga fusha të ndryshme luftarake si mundje, boks, karate, xhudo etj.

Karakteristike e kompeticionit është se përpos specializimit ne fushën e tyre përkatëse, sportistet duhet te kenë shkathtësi te përgjithshme luftarake.

Mobi Casa

Kompeticioni për here të pare ka filluar ne vitin 1993, në Denver, Colorado, ndërsa sot ndiqet nga dhjetar mijëra shikues ne salle, dhe miliona teleshikues.

Ilir Latifi është profesionist në sportin e mundjes përmes ngufatjes, ku edhe kishte fituar kampionatin botërore ne vitin 2004 dhe 2005.

Ne UFC ka debutuar ne vitin 2013. Ne maqin e tije te fundit, Ilir Latifi e mundi ish kampionin Cyril Diabate. Përveç se e përfundoj luftën ne raundin e pare, Ilir Latifi vendosi rekord te ri duke qenë sportisti i pare që e përfundon ndeshjen pa pranuar asnjë gjuajtje nga kundërshtari.

Televizioni suedez ka bërë një dokumentar mbi biografinë e Ilir Latifi, ku ai shihet duke e prezantuar kulturën dhe traditën shqiptare me krenari.