Fundamenti

Tejkalon shpejtësinë, i merret makina dhe dënohet kosovari

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ai e kishte shkelur pedalen e gazit më shumë se që duhej, për “të vërtetuar se a ecte mirë” makina të cilën e kishte pasur për riparim në një garazh.

Nga fillimi i vitit 2013, në Zvicër ka hyrë në fuqi ashpërsimi i dënimeve për tejkalim të shpejtësisë. Ata që shpejtësinë e lejuar prej 80 kilometrash në orë në rrugët regjionale e tejkalojnë në 140 kilometra në orë e më tepër ,dënohen penalisht.

Në bazë të këtij ashpërsimi, një kosovar 43 vjeçar i cili gjatë vitit të kaluar në kantonin Aargau me BMW-në e vet “ia ka shkelur” 146 km/h, është dënuar nga një gjykatë në Bregarten me 18 muaj burg me kusht për katër vjet.

Veç kësaj, atij i është konfiskuar vetura e shtrenjtë. Nga ana tjetër, në rast se kosovari gjatë periudhës që i është caktuar si kusht (gjatë katër viteve) dënohet me 18 muaj burg efektiv, ai mund edhe të dëbohet nga Zvicra.

Eco Higjiena

Si arsye për shpejtësinë, 43 vjeçari ka përmendur një zënkë me bashkëshorten një natë më pare. Përveç kësaj, ai e kishte shkelur pedalen e gazit më shumë se që duhej, për “të vërtetuar se a ecte mirë” makina të cilën e kishte pasur ato ditë për riparim në një garazh.

Atij nuk i ka ndihmuar as arsyetimi se makina i takon gruas dhe se ai vetë ishte i papunë e me 40 mijë franga borxh.

Avokati i tij ka përmendur si rrethanë lehtësuese faktin se klienti i tij ka qenë i vetëm me makinë në rrugë dhe kështu nuk e ka rrezikuar askënd, shkruan aargauerzeitung.ch. Por, gjykatësi nuk e ka marrë parasysh këtë arsyetim. Fakti që kosovari ka pasur edhe një dënim të mëhershëm (ishte kapur me një leje të falsifikuar serbe të vozitjes) e ka rënduar edhe më shumë pozitën e tij. Dënimi i atëhershëm i është akumuluar në më të riun./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.