Eko Higjiena

Teatri i Gjilanit sërish vjen me një premierë të guximshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ende pa shkuar java Teatri Profesionist i Gjilanit do të jep shfaqjen e dytë premierë “Pacienti i dr. Frojdit” me tekst të autorit kroat Miro Gavran, regjinë e së cilës e ka bërë Erson Zymberi.

Kjo shfaqje vije pas premierës komedi “Hajnat”, e cila është dhënë të hënën, kurse në premierën e kësaj shfaqjeje do të luajnë Muharrem Syeljmani, Mejreme Berisha dhe Ali Demi. Skenografinë dhe kostumografinë i kanë bërë Bekim Korça dhe Venera Ramadani, muzikën Florim Gagica e dritat Fatmir Halili.

Ali Demi, drejtor i teatrit, por që në këtë shfaqje do të paraqitet si aktor, ka theksuar se kjo do të jetë një shfaqje tejet interesante, groteskë dhe një prej shfaqje të guximshme që Gjilani i vë në skenë. Ne po trajtojmë tema të guximshme, që teatrot tjera nuk i kanë trajtuar e këtë projekt e ka financuar Ministria e Kulturës, për çka teatri i Gjilanit i është mirënjohës.

Fundamenti

Siç ka theksuar regjisori Erson Zymberi, tha se me këtë shfaqje Gjilani po merr frymë kulturore. Ai tha se brenda një periudhe të shkurtër kjo është shfaqja e dytë. Besojmë që në shtator do të jepen shumë repriza. Shfaqja ka një mënyrë interesante të të shkruarit e sidomos ballafaqimi me figurat e mëdha të historisë. Një diktatori të madh i mëveshët një ves. Autori ka gjetur një figurë tjetër, i cili qëllon të jetë hebre. Më ka lënë përshtypje përplasja e dy gjigantëve dhe mënyra se si arrihet deri te zgjidhja, e cila vije në mënyrë shumë të veçantë. Regjisori beson se kjo do të jetë pjesë e festivaleve dhe teksti është për një shtresë më intelektuale.

Kjo është premiera e tretë e këtij sezoni, të cilën e ka shfaqur Teatri Profesionist i Gjilanit. Shfaqja “Pacienti i dr. Frojdit” do të shfaqet të dielën me fillim në ora 20:00./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.