Fundamenti

Të rinjtë e Zhegrës krah i fort i Rexhep Kadriut

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të rinjtë në Zhegër vazhdimisht kanë treguar angazhim dhe përkrahje për Aleancën, ndërsa në takimin e së mërkurës ata kanë thënë se janë krahë i fortë i kryetarit Rexhep Kadriu dhe se do ta përkrahin atë deri në fitore.

Kryetari i Aleancës së të Rinjve të Kosovës – Dega në Gjilan Labinot Hyseni, ka vazhduar takimet me nëndegë, duke vizituar të mërkurën atë në fshatin Zhegër.

Hyseni, i shoqëruar nga anëtarët e ARK-së Mimoza Klaiqi, Shukri Abdullahu dhe Arbëreshë Kryeziu, janë takuar me kryetarin e nëndegës së ARK-së në Zhegër Samet Haziri dhe pjesën përbërëse të të rinjve atje, me të cilët kanë diskutuar për gjendjen dhe interesimin e të rinjve për të qenë pjesë e Aleancës.

“Arsyeja pse ne jemi sot këtu, ka të bëjë me njohjen me gjendjen në të cilën ndodhet nëndega në Zhegër dhe nëse ka pasur rritje apo jo të strukturës këtu”, ka thënë Hyseni.

Fundamenti

Ai ka thënë se sa i përket angazhimit të të rinjve të Zhegrës si në kryesi të ARK-së si në nëndegë është i kënaqshëm, ndërsa ka shtuar se pret që ky angazhim të rritet akoma më shumë në të ardhmen.

Edhe kryetari i nëndegës së ARK-së në Zhegër Samet Haziri, ka thënë se është i kënaqur me përbërjen e kryesisë së tij dhe se ajo çfarë e gëzon më së shumti është interesimi i të rinjve për t’iu bashkangjitur Aleancës.

Në këtë takim është diskutuar edhe për përfaqësimin e të rinjve në listën e kandidatëve për asamble komunale, ku ARK-ja në Gjilan ka tre kandidatë: kryetarin e ARK-së Labinot Hysenin si dhe anëtarët e kryesisë Saranda Rashiti dhe Ardian Ademi. Të rinjtë janë deklaruar se duhet të përkrahin këta përfaqësues, nëse duan që interesat e tyre të përbashkëta të arrijnë deri aty ku ka fuqi vendim-marrëse.

Të rinjtë në Zhegër vazhdimisht kanë treguar angazhim dhe përkrahje për Aleancën, ndërsa në takimin e së mërkurës ata kanë thënë se janë krahë i fortë i kryetarit Rexhep Kadriu dhe se do ta përkrahin atë deri në fitore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.