RCCOLA

Të rinjtë e LDK-së ndihmojnë Shoqatën e të Verbërve

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Në prag të Festës së Fitër Bajramit, Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës – Gjilan organizoi një aksion humanitar dhe ndihmoi shoqatën e të verbërve në Gjilan ku kryetarit të kësaj shoqate Bajram Spahiut i dhuruan disa të mira materiale si në gjëra ushqimore, veshmbathje dhe 200 euro për dhjetë familje të cilat jetojnë në kushte të vështira dhe se përzgjedhjen e këtyre familjeve do ta bëj vetë kjo shoqatë.

Në fund Forumi i Rinisë së LDK-së në Gjilan uron të gjithë besimtarët e fesë islame Festën e Fitër Bajramit. Kjo është një ditë e gëzimit, humanizmit, tolerancës, mirëkuptimit, solidaritetit e përkushtimit për njëri tjetrin.

Fundamenti

Andaj të gjithë besimtarëve islam ju urojmë shëndet, mbarësi dhe gjitha të mirat në familjet e tyre thuhet në njoftimin e tyre./rajonipress/