Fundamenti

Të rinjtë e lagjes “Arbëria” sërish mësynë AAK

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ne në Aleancë qysh nga fillimi kemi hapur dyert për të rinj, kemi ofruar hapësirë për ta dhe i kemi mbështetur, sepse konsiderojmë se të rinjtë janë pjesa më e shëndoshë e shoqërisë tonë, ata që na përfaqësojnë me vlera. Prandaj, edhe programi të cilin e ka Aleanca në këto zgjedhje lokale, një pjesë e konsiderueshme i është kushtuar pikërisht të rinjve ka thënë Rexhep Kadriu.

Kryetari i AAK-së në Gjilan dhe kandidati për kryetar të komunës Rexhep Kadriu, të enjten është pritur nga familja Sopi në lagjen “Arbëria”, e cila ka organizuar takim me disa të rinj, që nga sot i janë bashkangjitur Aleancës.

Kadriu i ka falënderuar këta të rinj për vullnetin dhe dëshirën e tyre për tu bërë pjesë e Aleancës.

“Ne në Aleancë qysh nga fillimi kemi hapur dyert për të rinj, kemi ofruar hapësirë për ta dhe i kemi mbështetur, sepse konsiderojmë se të rinjtë janë pjesa më e shëndoshë e shoqërisë tonë, ata që na përfaqësojnë me vlera. Prandaj, edhe programi të cilin e ka Aleanca në këto zgjedhje lokale, një pjesë e konsiderueshme i është kushtuar pikërisht të rinjve”, ka thënë Kadriu.

Mobi Casa

Ai ka premtuar se mund të mbështeten dhe llogarisin në ndihmën e Kadriut dhe ta ndjejnë veten krenar që janë pjesë e një strukture të ngritur të të rinjve siç e ka Aleanca.

Të rinjtë, të cilët i janë falënderuar Kadriu për mundësinë e organizimit të këtij takimi, kanë thënë se kanë marrë shembull nga modestia e tij për ti qëndruar sa më afër qytetarit dhe kanë zgjedhur që këtë takim ta organizojnë në shtëpi, për tu ndjerë sa më afër njëri tjetrit.

Ky takim, i cili u mundësua falë bashkëpunimit të ngushtë me aktivistin Nderim Isufi, vazhdoi në formë bashkëbisedimi, duke diskutuar për gjendjen e të rinjve në përgjithësi në Gjilan dhe për nevojat kryesore që të rinjtë kanë thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/