FIDANISHTJA

Të rinjtë e Anamoravës paraqesin të ardhmen e tyre përmes artit

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe sport dhe mbështetur nga kryetari i Komunës, është organizuar aktiviteti i përbashkët i Grupit të pajtimit ndëretnik komunal me temën “Vizioni për Komunën time 2020”.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë të rinj nga Komunat e Anamoravës, të cilët në grupe kanë paraqitur vizionin për Komunën e tyre pas vitit 2020 viteve.

Qëllimi i projektit që është iniciuar nga OSBE dhe është mbështetur nga Komunat është për të siguruar mjedis, hapësirë dhe kushte për të nxitur bashkëpunimin ndëretnik. Sikundër që është edhe qëllim tjetër ky aktivitet i sotëm i përbashkët i të rinjve, ku mes vete shkëmbenin përvoja të reja, tolerancë vete, demokraci, dhe me këtë arrihet të eliminohet dhuna mes shoqërive multietnike për të ngritur zhvillimin dhe ecjen përpara si qytetarë të këtij vendi.

Me këtë rast Bujar Haziri, zyrtar për rini në Gjilan, ka thënë se në kuadër të projektit të përbashkët që e kemi në mesë komunave, Gjilan, Ranillug, Kamenicë dhe Novobërdë, grupi i të rinjve për pajtim ndëretnik me iniciativën e OSBE-së që është nënshkruar mes kryetarëve të këtyre komunave tona, përmes grupeve të të rinjve jemi duke zhvilluar disa aktivitete të ndryshme me secilën Komunë.

FITORJA

“Aktiviteti i sotëm i grupeve të të rinjve është që përmes pikturimit të paraqesin vizionin e zhvillimit të Komunës së tyre në vitin 2020 dhe parashikim se si ata e shohin dhe mendojnë se do të jetë e zhvilluar”.

Të rinjtë e komuniteteve të përfshirë në këtë projekt thanë se sa i përket komunikimit të gjitha bashkësitë çka jetojnë në qytetin e Gjilanit nuk kanë asnjë problem. Vizioni ynë është që për të ardhmen të kemi një të ardhme më të mirë ai është qëllimi ynë dhe i të gjitha komuniteteve që jetojnë këtu në Gjilan. Projekti është hartuar prej Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Gjilanit janë të përfshira katër Komuna dhe përmes të rinjve synohet të bëhet integrimi i Rinisë i popullatës në të ardhmen. Këtë do ta shprehin përmes ngjyrave – vijave, ardhmërinë e tyre, tema është e lirë mund të shprehin vizione të ndryshme, motive të ndryshme nga e tanishmja e vendit por edhe e ardhmja se si kjo rini e shohin të ardhmen e tyre në shtetin e tyre të Kosovës por edhe në perspektiva të ardhshme integruese.

Gjithashtu edhe të rinjtë serb kanë dhënë kontributin e tyre në këtë aktivitet kulturor. “Të rinjtë janë kyçur në këto aktivitete gjithashtu edhe ne si komunitet serb bëjmë pjesë në këtë dhe nuk hezitojmë, kur është në pyetje ndonjë aktivitet me gjithë vullnetin tonë inkuadrohemi në atë punë pa marr parasysh çfarë pune është kur është në pyetje për rininë”.

Ndërsa piktori Avni Behluli tha se ky aktivitet paraprakisht është mbajtur në Komunën e Kamenicës, tani në Gjilan dhe do të transferohet në Komunën e Novobërdës dhe Ranillugut, në të ardhmen dhe në fund të gjitha këtyre takimeve do të organizohet edhe në artin pamorë një ekspozitë e përbashkët dhe atë punë do të mbesin në fondin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport e cila edhe është koordinatore e këtij projekti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.