Uji Dea

Të rinjtë e AAK-së nuk ndalen

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kanë vazhduar takimet që Aleanca e të Rinjve të Kosovës – Dega në Gjilan, kanë nisur me nëndegët e saj. Të enjten kryetari i ARK-së Labinot Hyseni, ka vizituar nëndegën e tij në Lladovë, ku është pritur nga një numër i të rinjve, të cilët janë pjesë përbërëse e Aleancës së të Rinjve në këtë fshat.

“Arsyeja pse ne ndodhemi sot këtu, njëjtë siç ka ndodhur edhe me vizitat tjera, është për të marrë një evidencë të gjendjes që nëndega juaj ka dhe për të parë nëse gjatë kohëve të fundit ka pasur rritje të numrit të të interesuarve apo jo”, ka thënë Rexhep Kadriu.

Ai përgjigjen e ka marrë nga kryetari i nëndegës së ARK-së në Lladovë Milot Ajeti, i cili ka bërë të ditur se numri i të rinjve të anëtarësuar në nëndegën e tyre ka shënuar rritje dhe se po punohet vazhdimisht në ofrimin e të rinjve dhe marrjen e përkrahjes nga ta.

Uji Dea

Ndërkaq, përpos gjendjes së strukturës, kryetari i ARK-së në Gjilan Labinot Hyseni, ka paraqitur edhe para të rinjve të Lladovës strategjitë të cilat do ti ndjekë ARK nga tani deri në nëntor, për t`i dalë në ndihmë kryetari Kadriu dhe të gjithë AAK-së drejt fitores.

“Tani më shumë se kurrë duhet të angazhohemi që të ndihmojmë Aleancën, të dimë sit a përcjellim mesazhin tek të rinjtë se duhet të bëhen pjese e jona, nëse duan një të ardhme të sigurtë dhe më të ndritur”, ka thënë Hyseni.

Labinot Hyseni, në këtë vizitë është shoqëruar nga sekretari organizativ Shkumbin Fazliu, koordinatori Eugen Iseni si dhe anëtaret e kryesisë Arbresha Hajdari dhe Arbëreshë Kryeziu./rajonipress/