Mobi Casa

Të rinjtë e AAK-së identifikojnë mangësitë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Aleancës së të Rinjve të Kosovës – Dega në Gjilan Labinot Hyseni, në kuadër të javëve të takimeve me përfaqësues institucional dhe atyre të organizatave jo-qeveritare lokale, gjatë ditës së shtune ka pasur dy takime të radhës.

Hyseni bashkë me disa nga anëtarët e kryesisë së tij, kanë pritur në selinë e AAK-së në Gjilan, në takime pune, Selim Dakun drejtor i Qendrës Kosovare për Diplomaci (QKD) si dhe kryetar i Unionit të Studentëve Pro Evropian (USPE), si dhe Ardit Ajvazi nënkryetar i USPE-së dhe Mejdi Sadiku sekretar i USPE-së.

“Qëllimi e këtyre dy takimeve, njëjtë si edhe i takimeve të zhvilluara më parë, është njohja për së afërmi me problemet dhe preokupimet e të rinjve në Gjilan, në veçanti të studentëve. ARK në Gjilan, po punon në mënyrë intensive në identifikimin e këtyre mangësive, për të punuar më pas në gjetjen e alternativave për zgjidhjen e këtyre problemeve dhe parregullsive”, ka thënë Hyseni.

Ndërkaq, Selim Daku, drejtor i QKD-së, ka falënderuar ARK-në e Gjilanit për ftesën, ndërsa ka folur për aktivitetet që qendra që ai drejton, ka organizuar së fundi. Ai gjithashtu ka falënderuar AAK-në për mbështetjen e vazhdueshme në shumë aktivitete të mëparshme, ndërsa ka shtuar se si organizatë jo-qeveritare, kanë bashkëpunime të mira si me partitë politike, poashtu edhe me OJQ, organizata qeveritare etj.

Sa i përket takimit me nënkryetarin e USPE-së Ardit Ajvazi dhe sekretarin e USPE-së Mejdi Sadiku, janë diskutuar kryesisht çështje që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me interesin e të rinjve studentë në Gjilan.

FIDANISHTJA

“Studentët e Gjilanit kanë nevojë për më shumë kabinete pune në ambientet e fakultetit, zgjerimin e amfiteatrove, rregullimin e bibliotekës me kushte më të mira pune, angazhimin në procesin e digjitalizimit dhe funksionalizimin e tij si dhe shmangien dhe evitimin e problemeve në raportin profesorë-studentë”, është shprehur nënkryetari i USPE-së Ardit Ajvazi, duke folur për nevojat e studentëve të Gjilanit.

Ai ka shtuar gjithashtu, duke thënë se pothuajse shumica e këtyre kërkesave janë realizuar nga Unioni i Studentëve Pro Evropian, të cilët gjithmonë i kanë marrë parasysh këto kërkesa dhe janë munduar të ofrojnë zgjidhje.

Në këto dy takime janë prekur çështjet që prekin të rinjtë e Gjilanit, ndërsa Aleanca e të Rinjve në Gjilan, ka shënuar ato probleme të cilat mund të konsiderohen si shqetësuese në të ardhmen, nëse nuk ndërmerret ndonjë veprim për zhdukjen e tyre.

Në këto takime, kanë marrë pjesë edhe Blerita Korça, Eugen Iseni, Shkumbin Fazliu, Saranda Rashiti, Bukurije Baftiu dhe Arbëreshë Kryeziu, anëtarë të kryesisë së ARK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.