RCCOLA

Të rinjtë e AAK-së gjejnë mbështetje të madhe edhe në Uglar

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Aleancës së të Rinjve në Gjilan, njëherit kandidat për këshilltar komunal, në kuadër të vizitave nëpër nëndegë, të dielën ka vizituar nëndegën e të rinjve në fshatin Uglarë. Qëllimi i takimeve me kryesinë dhe anëtarët e nëndegëve të ARK-së ka të bëjë me gjendjen aktuale që mbizotëron nëpër nëndegë, e që në përgjithësi është e kënaqshme, ka thënë Labinot Hyseni.

Vizita në këtë nëndegë, si edhe në nëndegët e tjera, ka ardhur si rezultat i ristrukturimeve që janë bërë së fundi, duke përfshirë edhe anëtarësimet e reja nëpër vende të ndryshme.

“Qëllimi i takimeve me kryesinë dhe anëtarët e nëndegëve të ARK-së ka të bëjë me gjendjen aktuale që mbizotëron nëpër nëndegë, e që në përgjithësi është e kënaqshme”, ka thënë Hyseni.

“Unë si kryetar i të rinjve të Aleancës jam i kënaqur me angazhimin e rinisë në përkrahje të kërkesave dhe nevojave të të rinjve, por kjo nuk duhet të jetë arsye që ne të ndalemi këtu. Ne duhet të vazhdojmë që t’i arrijmë qëllimet tona dhe kërkesat që ne si të rinj kemi, t`i realizojmë në nëntor me përfaqësimin e rinisë në Asamblenë Komunalë”, ka shtuar Hyseni.

Fundamenti

Ai është informuar për një gjendje të mirë që mbizotëron në nëndegën e ARK-së në Uglarë, ndërsa të rinjtë e kësaj nëndege duke nisur nga kryetari Lumbardh Hyseni, kanë thënë se janë të gatshëm të mbështesin fitoren e 3 nëntorit. Kjo nëndegë ka përkrahje të madhe edhe nga kryetari i nëndegës së AAK-së në Uglar Hevzi Shabani, i cili ka thënë se po punon vazhdimisht që për rininë e fshatit të ketë një të ardhme më të ndritshme.

“Tani është koha e të rinjve dhe e Aleancës. Ju duhet të angazhoheni pa ngurruar në mënyrë që t`i gëzoni të gjitha ato të drejta që u takojnë”, ka thënë Shabani.

Në këtë takim, gjithashtu është folur edhe për projektet që së shpejti pritet të realizohen në Uglarë, projekte këto që janë përkrahur nga kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ndërsa kanë marrë pjesë edhe nënkryetarja e ARK-së Yllka Syla si dhe anëtarët e kryesisë së ARK-së Kelmend Ramadani dhe Arbëreshë Kryeziu./rajonipress/