ARKATANA

Të riatdhesuarit injorohen nga shteti

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjatë tetë muajve të parë të këtij viti nga vendet evropiane janë riatdhesuar rreth 14 mijë kosovarë, të cilëve u është refuzuar statusi i azilkërkuesit. Pjesa më e madhe e tyre janë nga vendet si Gjermania, Austria dhe Zvicra.

Qeveria e Kosovës ka një program përmes së cilit synohet që personave të riatdhesuar (disave prej tyre) t’iu ndihmojë të riintegrohen në shoqëri. Me këtë program parashihet pagesa për banesën personave që nuk kanë pasur kushte se ku të vendosen, si dhe ushqimin dhe disa gjëra tjera për një periudhë të caktuar kohore.

Megjithatë, nga ky program nuk përfitojnë të riatdhesuarit që janë larguar nga vendi pas muajit korrik të vitit 2010, gjë e cila vlerësohet si e padrejtë, pasi që vetëm fundvitin e kaluar dhe këtë fillimvit besohet se janë larguar mbi 100 mijë kosovarë.

UBT

Zyra për Informim e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se gjatë këtij viti janë riatdhesuar rreth 14 mijë qytetarë. “Që nga 1 janari deri në fund të muajit gusht 2015 janë riatdhesuar 13944 persona. Kryesisht janë të riatdhesuar nga Gjermania, Austria, Zvicra dhe vendet tjera”, ka bërë të ditur kjo Zyrë, duke thënë po ashtu se Qeveria e Kosovës e ka strategjinë për riatdhesim.

“Qeveria e Kosovës e ka Strategjinë për riintegrimin e personave të riatdhesuar dhe planin e saj të veprimit, si dhe Rregulloren për riintegrimin e personave të riatdhesuar”, thuhet në tej në përgjigjen e Zyrës për Informim në MPB-së. Megjithatë, nga ky program përfitojnë vetëm ata të cilët janë larguar nga vendi para muajit gusht të 2010-s./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.