Fundamenti

Të mos krijohet panik, në QKMF nuk ka epidemi të gripit të derrit

/ 1 minutë lexim

Rasti i vdekjes së pacientes nga gripi i derrit ka ngritur shqetësim edhe tek qytetarët e tjerë të Kosovës. Kjo vërehet nga fluksi i madh i pacientëve me simptoma gripi që i mësyjnë qendrat e mjekësisë familjare për të bërë kontroll.

Ndërkohë mjekët bëjnë thirrje që askush të mos shqetësohet dhe të rrinë sa më larg ambienteve të mbyllura.

Hidromorava

Nora Humolli ishte nëna që kishte marrë vajzën në dorë dhe e kishte quar në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Ajo frikësohej se mos vajza e saj po rrezikohej nga epidemitë e fundit, shkruan Tribuna.

Megjithëse mjekët thonë se nuk mund të konstatohet se ka epidemi gripi të derrit të paraqitur tek pacientët, përveç atij gripit sezonal.