Fundamenti

Të miturit të involvuar në rastet e kriminalitetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Elmina Mahmuti nga Drejtoria Rajonale e policisë së Kosovës në diskutimin e sajë ka elaboruar në mënyrë të detajuar qasjen dhe seriozitetin që policia e Kosovës i kushton“Ruajtjes së të dhënave dhe konfidencialitetit në rastet e dhunës seksuale dhe të miturit”. Gjatë diskutimeve Hetuesit nga policia e Kosovës theks të veçantë i kanë kushtuar dukurisë së involvimit të të miturve në rastet e kriminalitetit, ku dominojnë involvimet e të miturve në rastet e vjedhjeve.

Elmina Mahmuti po ashtu ka përmendur edhe përvojat e fituara nga vizitat e bëra në shtete të ndryshme ku kanë të avancuar përvojën e trajtimit të rasteve të dhunës seksuale të cilat metoda janë evidente edhe në rastet që ne i procedojmë.

Këto komente ajo i bëri gjatë një debati të organizuar nga OSBE-ja. “Kemi një qasje të veçantë dhe përkushtim serioz ndaj rasteve të Dhunës Seksuale me ekipe mirë të trajnuara dhe krijimin e ambientit për pranimin e rasteve, por edhe kushteve për marrjen e deklaratave, si procedimi i rasteve, pranimi dhe procedimi i mëtutjeshëm” ka shtuar Mahmuti.

Hidromorava

Edhe Prokurori i shtetit në mënyrë të detajuar ka elaboruar anën procedurale dhe ligjore të rasteve të paraqitura të dhunës seksuale.

Gjatë diskutimeve Hetuesit nga policia e Kosovës theks të veçantë i kanë kushtuar dukurisë së involvimit të të miturve në rastet e kriminalitetit, ku dominojnë involvimet e të miturve në rastet e vjedhjeve.

Të gjithë të pranishmit me këtë rast hetues policor, prokuroria e shtetit, OSBE, iu qasën këtij problemi në mënyrë shumë konstruktive, duke dhënë kontribut në avancimin e krijimit të kushteve dhe ngritjes së përgjegjësisë së konfidencilaitetit në këtë temë./rajonipress/