RCCOLA

Të gjitha rrugët e Anamoravës janë të kalueshme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Enver Biqku nga drejtoria e shërbimeve publike në Gjilan tha për rajonipress se të gjitha rrugët në Gjilan janë të kalueshme. Të mërkurën është intervenuar në disa fshatra si në Verbicë, Stublinë, Capar, Pograxhë, Malishevë e Bukovik e Malishevë tha Biqku. Kurse në Kamenicë Faik Rexhepaj tha se gjendja në fshatrat e kësaj komune është e mirë dhe se të gjitha rrugët malore janë të kalueshme. Rrugët e kaluehsme janë edhe në Viti e Artanë.

Bora që ra të martën e të mërkurën ka mobilizuar drejtoritë e shërbimeve publike në qytetet e Anamoravës për t`i bërë rrugët e kalueshme.

Mësohet se në qytetet Gjilan, Kamenicë, Viti e Artanë të gjitha rrugët lokale e regjionale dhe ato malore janë të kalueshme, raporton rajonipress.

Enver Biqku nga drejtoria e shërbimeve publike në Gjilan tha për rajonipress se të gjitha rrugët në Gjilan janë të kalueshme.”Të mërkurën është intervenuar në disa fshatra si në Verbicë, Stublinë, Pograxhë, Capar, Bukovik e Malishevë. Si komunë jemi të përgatitur dhe kemi një kontratë emergjente me kompaninë “Magjistralja” e cila është e pranishme në të gjitha rrugët dhe aty ku kërkojnë ndihmë banorët” tha Biqku.

Fundamenti

Biqku tha se është e siguruar edhe krypa ndërsa për rrugët në Zhegër tha se ato i takojnë Ministrisë së Transporteve, por se edhe atje rrugët janë të kalueshme.

Kurse në Kamenicë Faik Rexhepaj nga drejtoria e shërbimeve publike tha se gjendja në fshatrat e kësaj komune është e mirë dhe se të gjitha rrugët malore janë të kalueshme. “Sot kemi vizituar fshatin Poliqkë, ku kemi biseduar me banorët e asaj pjese dhe kemi konstatuar se gjendja e kësaj rruge është e mirë dhe në të komunikacioni mund të zhvillohet normalisht. Poashtu kam kontaktuar dhe kam marrë informacione edhe për rrugët e tjera si nga kompania e kontraktuar ashtu edhe nga komisioni komunal dhe policia e Kosovës, dhe deri në këto momente të gjitha rrugët në Komunën e Kamenicës janë të kalueshme dhe situate është nën kontroll pas reshjeve të mbrëmshme” tha Rexhepaj.

Edhe zyrtarët e komunës së Vitisë thanë se rrugët në këtë qytet janë të kalueshme, derisa mësohet se pa probleme të theksuara rrugët janë të kalueshme edhe në Artanë./rajonipress/