UBT

Të avancohet barazia gjinore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me këtë rregullore mbrohet, trajtohet dhe vendoset barazia gjinore, si bazë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë në Komunën e Ranillugut, mundësi të barabarta për kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor, si dhe në të gjitha sferat e jetës. Shpresoj që kjo rregullore të jetë një shtytje për gratë, që sa më tepër të kyçen në punën e vetë institucioneve, në procesin e vendimmarrjes, si dhe në procesin e planifikimit të buxhetit të komunës ka theksuar Vesna Mikiq.

Në bashkëpunim me OSBE, komuna e Ranillugut në periudhën e kaluar ka punuar në hartimin e rregullores komunale për barazi gjinore. Për të sqaruar më shumë këtë rregullore në lokalet e komunës së Ranillugut në Domaroc është mbajtur një dëgjim publikë.

Në këtë dëgjim publikë së bashku me udhëheqjen e komunës Gradimir Mikiq dhe kryesuesin e Kuvendit Vlladica Aritonoviq kanë marrë pjesë edhe Deputetja e Kuvendit të Kosovës zonja Vesna Mikiq, përfaqësueset e grupit të grave delegate, përfaqësuesit e OSBE-s, si dhe qytetarët e komunës së Ranillugut.

Fundamenti

“Me këtë rregullore mbrohet, trajtohet dhe vendoset barazia gjinore, si bazë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë në Komunën e Ranillugut, mundësi të barabarta për kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor, si dhe në të gjitha sferat e jetës. Shpresoj që kjo rregullore të jetë një shtytje për gratë, që sa më tepër të kyçen në punën e vetë institucioneve, në procesin e vendimmarrjes, si dhe në procesin e planifikimit të buxhetit të komunës”ka theksuar Vesna Mikiq.

Kryetari i komunës Gradimir Mikiq është pajtuar me fjalët e deputetes Mikiq dhe ka shtuar se komuna është në rrugë të mirë që barazinë gjinore ta ngritë në nivel më të lartë. “Kjo rregullore është vetëm fillimi i aktiviteteve të cilat në periudhat e ardhshme do të punohet, e gjitha për qëllim të përmirësimit të pozitës së gruas” ka thënë ai.

Qytetarët gjithashtu kanë pasur mundësin të japin propozime dhe sugjerime që do të munden t`ii radhisin në rregullore dhe kështu të vijë deri te versioni përfundimtar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.