Taulanti, ‘problematiku’ që rritet

Si u transformua djaloshi i keq në një futbollist shembull profesionist për të sfiduar Realin e Madridit. Më përpara ka qenë gjithmonë një nga lojtarët më problematikë. Gjithmonë vinte në stërvitje me vonesë dhe nuk e ndiqte karrierën e tij me vrap si ç’bënte çdo moshatar i tij.
Tani Taulant Xhaka është pjekur i matur dhe rrezaton seriozitet para ndeshjes me Realin e Madridit. Mund ta themi me plot gojën. Një “ish-maskara” i përfshirë në futbollin e madh. Gjithmonë kështu i ka folur presidenti i Bazelit por edhe shokët e Taulantit. E njëjta situatë edhe kur ai u detyrua që të shkonte nga FCB tek Grasshopersi. Duket si diçka jo normale por mund ta them. Xhaka nuk ka qenë ky i sotmi.
“Taulanti ishte i paqëndrueshëm, kur erdhi tek ne”, thoshte kapiteni i Grasshopersit, Veroljub Salatiç kohë më parë. “Ndoshta ishte fillimi i karrierës së tij sportive. Xhaka ishte dy hapa para me ide sesa me këmbë. Doli në sipërfaqe shumë shpejt. Që 19 vjeç me ekipin e parë. Kishte probleme me disiplinën dhe nuk vinte ne stërvitje”, kujton drejtori sportiv i Bazelit Georg Heitz. Ish-trajneri Thorsten Fink nuk e fuste në lojë. Ai pa me sy sesi vëllai i tij 17-vjeçar, Graniti që u bë idhull në skuadër…(Arena)