Mobi Casa

Tare dëshiron të bëhet trajner i Kombëtares

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Igli Tare nuk e fshehë dëshirën që të bëhet trajner i Kombëtares shqiptare në të ardhmen. Ish-kapiteni shpreson që me të në krye, Shqipëria të mund të kualifikohet në një kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar.

Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, nuk e fshehë dëshirën për tu bërë trajner i Kombëtares shqiptare, në të ardhmen. Ish-kapiteni kuqezi shpreson që me të në krye, Shqipëria të mund të kualifikohet në një kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar.

ARKATANA

“Nuk mund ta quaj më një sekret, sepse e kam shprehur dhe më përpara. Unë jam vetëm tifoz i një skuadre, dhe kjo është Kombëtarja shqiptare. Ka qenë krenari e madhe që kam luajtur në këtë kombëtare dhe mbaja shiritin e kapitenit të skuadrës, por mbi të gjitha do të kisha dëshirë që një ditë të drejtoja si trajner këtë skuadër”, ka thënë Tare në një intervistë në emisionin “Kontrata” në “Agon Channel”,

“Nuk kam pasur asnjëherë ambicie për të qenë president i Federatës. Është krijuar një ide e gabuar. Dëshira ime është dhe mbetet të jem në mbështetje të Kombëtares shqiptare për të realizuar atë ëndërr që kjo skuadër të na prezantojë në një eveniment madhor në arenën ndërkombëtare”, shtoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.