UBT

Talia e Flakës vijon me shfaqjen “Kush e solli Doruntinën”, nga Durrësi‏

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shfaqja “Kush e solli Doruntinën”, është prezantuar nga aktorët e Teatrit “Aleksandër Moisiu” nga Durrësi, me tekst të shkrimtarit të madh shqiptarë Ismail Kadare dhe me regji të regjisorit Leart Vasili, ku sipas kritikëve të shfaqjes, ishte një vepër e përgatitur mjaftë mirë në aspektin skenik.

Me këtë rast regjisori Vasili, ka thënë se veprat e përgatitura nga shkrimtari i madh Kadare, janë përherë të vështira për tu inskenuar në Teatër.

“Veprat e të madhit Kadare, janë përherë të vështira për ti paraqitur në skenën e Teatrit, por me lejen e autorit dhe me elemente moderne ne kemi bërë këtë vepër edhe në skenë. Elementet bazë të novelës së Kadares, i kemi kryesoret, pasi pa to është e mangët shfaqja. Mitologjia për Besën, personazhi Konstandini, roli dhe ndikimi i Kishës dhe personazhe të shumta janë të njëjtë me atë të Kadaresë. Thjeshtë kemi dashur që të mbajmë gjallë interesimin e publikut për shfaqjen”, tha ai ndër të tjerash.

FIDANISHTJA

Edhe juria profesionale, ka dhënë vlerësim pozitiv për këtë shfaqje, duke vënë theksin në elementet moderne të prezantuara, në bazën dhe mitologjinë e ruajtur, por edhe në lirinë që kishin aktorët gjatë roleve të tyre.

Ndryshe, informojmë artdashësit që sonte do të mund të ndjekin shfaqjen “Mendje Djallëzore” nga teatri “Istref Begolli” të Komunës së Pejës, me tekst të Blerim Haxhiajt dhe me regji të Elmaze Nurës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.