Mobi Casa

Talenti i madh i Baselit, Leon Avdullahu drejt Bundesligës – marrëveshja mund të mbyllet për 8 milionë euro

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

TSG Hoffenheim është shumë pranë sigurimit të shërbimeve të talentit shqiptar të FC Basel, Leon Avdullahu.

Sipas raportimeve nga gazetarët e Sky Germany, Patrick Berger dhe Florian Plettenberg, mesfushori 21-vjeçar është afër transferimit në Bundesligë.

Thuhet se klubi gjerman ka rënë dakord të paguajë 8 milionë euro plus bonuse për Avdullahun, megjithatë, marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar dhe futbollisti është në pritje të vizitave mjekësore përpara finalizimit të transferimit.

UBT

Leon Avdullahu ka kaluar një rrugëtim të gjatë me klubin zviceran, duke u transferuar nga FC Solothurn në vitin 2018 dhe duke u ngjitur me shpejtësi nga akademia e Baselit deri tek ekipi i parë.

Deri tani, ai ka regjistruar 41 paraqitje me ekipin senior dhe është vlerësuar për aftësitë e tij të mbrojtjes dhe shkallën e lartë të pasimeve të sakta – plot 90.2% në sezonin 2024/25.

Mesfushori, i cili është pjesë e ekipit kombëtar zviceran U-21, shihet si një përforcim i rëndësishëm për Hoffenheimin, që kërkon të forcojë mesfushën në prag të sezonit të ri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.